Organizata Turistike e Ulqinit (OTU) ka prezantuar ofertën e këtij vendi bregdetar. Aty është bërë thirrje që edhe këtë vit, qytetarët nga Kosova të zgjedhin rivierën ulqinake.
Vetëm gjatë vitit të kaluar kanë qenë rreth 60 mijë pushues nga Kosova që kanë zgjedhur këtë ofertë, duke realizuar rreth 300 mijë fjetje.
Drejtori i OTU, Qazim Hoxhiq ka prezantuar ofertën e turizmit të Ulqinit, duke përmendur festivalet dhe mundësitë që kanë turistët.
“Turizmi është jetik për Ulqinin, është një industri që krijon vende të shumta të punës dhe të ardhura të qytetarëve dhe bizneseve të vendit tonë. E promovon bashkëpunimin kulturor, mbrojtjen e mjedisit dhe po ashtu shërben si urë lidhëse mes kulturave dhe popujve, duke qenë në funksion të miqësisë. Industria e turizmit është e rëndësishme sepse jep një kontribut të madh si Ulqinit, po ashtu edhe shtetit të Malit të Zi. Ulqinin e vizitojnë shumë turistë, por më të veçantë dhe më të afërmit për ulqinakët janë pushuesit nga Kosova, me të cilët e ndajmë gjuhën, kulturën dhe etninë”, ka thënë Hoxhiq.
Po ashtu, ai ka theksuar se ndjehen të obliguar që pushuesve nga Kosova tu ofrojnë një përvojë të paharruar, përmes traditës së tyre të mikpritjes.
“Në vitin e kaluar sipas të dhënave statistikore të lajmëruar në Ulqin, kanë vizituar 58 mijë, apo rreth 60 mijë pushues nga Kosova. Dhe që kanë realizuar rreth 300 mijë fjetje në Ulqin. Si drejtor i organizatës turistike të Ulqinit, dua të ju siguroj që të gjithë turistët nga Kosova, që gjendja e sigurisë në Ulqin është në nivelin më të lartë të mundshëm dhe se jemi të përkushtuar për të garantuar gjithë ata që të ndjehen të sigurt në vendin tonë”, ka theksuar ai.
Kryetari i Ulqinit, Omer Bajraktari ka folur për rëndësinë e lidhjes në mes të shqiptarëve nga të dy vendet.
“Ulqini pret një sezon rekorde dhe është më i përgatitur se kurrë në këtë sezon turistike. Ne përgatitjet për sezon turistike i kemi nisur qysh në shtator. Mbledhjen e parë e kemi pasur pas përfundimit të sezonit dhe aty kemi marrë mendimet e tyre se çka duhet të përmirësohet, çka janë prioritet. Vullneti është më i madh se kurrë që Ulqini të pres një sezon në një gjendje shumë më të mirë se vitet e kaluara. Ne kemi marrë masat në asfaltimin e rrugëve, në përgatitjen e shëtitoreve”, ka shtuar Bajraktari.
Sekretari i shtetit në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, Armend Milla u shpreh i bindur që turistët e Kosovës do të vazhdojnë të vizitojnë Ulqinin, përkundër liberalizimit të vizave.
“Shteti i Malit të Zi në rastet më të vështira të Kosovës ka qenë aty dhe ju gjithmonë e keni kthyer në mënyrë sa më të mirë për neve. Nuk ka çka e ndërron marrëdhënien e Malit të Zi me Kosovën, nuk ka çfarë e ndërron marrëdhënien që e ka Ulqini me Kosovën. Çdo gjë e vogël e cila mund të ndodhë, në rastin specifik dua të informoj të gjithë mërgatën e juaj që vizitojnë Kosovën që vijnë gjatë muajve që janë më të ngarkuar, mos të nervozohen, mos të humbin kurajo, mos të presin. Mali i Zi është shtet i vogël dhe natyrisht kemi problematika me infrastrukturë”, ka përfunduar ai.
Pushuesit nga Kosova, me fillimin e sezonit do të kenë mundësi të marrin pjesë në festivalin “May Fest” e po ashtu në koncertin e tenorit, Ramë Lahaj, në Kalanë e Ulqinit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës