LAJMI I FUNDIT:

Prezantimi fantastik i Doherty, Tottenhami e ‘detyron’ t’i fshijë postimet si tifoz i Arsenalit në Twitter

Prezantimi fantastik i Doherty, Tottenhami e ‘detyron’ t’i fshijë postimet si tifoz i Arsenalit në Twitter

Matt Doherty ka kompletuar transferimin tek gjiganti anglez Tottenham Hotspur.

Mbrojtësi i djathtë irlandez ka shkëlqyer me Wolves, ndërsa Spurs paguan 16,8 milionë euro për shërbimet e tij.

Gjithsesi te Spurs janë të vetëdijshëm se kanë transferuar një tifoz të Arsenalit, rivalit më të urryer.


Të gjithë e dinin se Doherty është një tifozë i madh i Topçinjve, por Totenham vendosi ta transferojë atë.

Spurs kanë bërë një veprim fantastik që i ka lënë përshtypje të madhe tifozëve të tyre.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho, e detyroi Dohertyn t’i fshijë të gjitha postimet që kishte bërë në Twitter si tifoz i Arsenalit.

Edhe pse luante për Wolves, Doherty nuk ngurronte asnjëherë për të treguar dashurinë e tij për Arsenalin.

Tani video e prezantimit të tij duke i fshirë postimet për Arsenalin është bërë virale nëpër rrjetet sociale.

Ky gjest i Spurs është duartrokitur nga tifozët e futbollit pasi nuk është parë më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Ndërkombëtare
Gola, luftë dhe penallti e anuluar, ‘El Clasico' shkon në vazhdime

Gola, luftë dhe penallti e anuluar, ‘El Clasico' shkon në vazhdime

Ndërkombëtare
Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

La Liga
Sacchi: Kritikat ndaj Inzaghit dhe Ancelottit janë të pakuptueshme

Sacchi: Kritikat ndaj Inzaghit dhe Ancelottit janë të pakuptueshme

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës pranon se u tundua nga paratë dhe ishte pranë transferimit në Arabi sezonin e kaluar

Ylli i Barcelonës pranon se u tundua nga paratë dhe ishte pranë transferimit në Arabi sezonin e kaluar

La Liga
Rivaldo komenton finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

Rivaldo komenton finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori