LAJMI I FUNDIT:

Preteni: Deputetët po e fshehin pasurinë (Video)

Preteni: Deputetët po e fshehin pasurinë (Video)

Vetëm dy ditë para përmbylljes së afatit për deklarimin e pasurisë, janë rreth 1300 zyrtarë të lartë nga 4300 gjithsej, që ende nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Kështu ka thënë drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), Hasan Preteni, në një intervistë për Rrokum TV, duke shtuar se në fillimin e javës tjetër do t’i publikojë emrat e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Por, sipas Pretenit, këtë obligim po vazhdojnë ta neglizhojnë sidomos deputetët. Nga 120 deputetë që ka Kuvendi, deri tani vetëm 26 prej tyre e kanë deklaruar pasurinë.


E derisa duket i vendosur në zbatimin e ligjit, duke paralajmëruar padi ndaj mosdeklaruesve, Preteni thotë se mund të ndodhë që formularët e deklarimit të pasurisë të mbërrijnë në AKK, edhe pas afatit zyrtar.

Procesi i deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë ka nisur më 1 mars dhe pritet të mbyllet më 31 mars.

Ndërkaq, më 1 qershor, AKK ka premtuar se do të bëjë publikimin e listave me pasuritë e deklaruara të zyrtarëve të lartë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori