LAJMI I FUNDIT:

Pretenduan se ia shpërndanë numrin e telefonit, reagon Neymar

Pretenduan se ia shpërndanë numrin e telefonit, reagon Neymar
Neymar (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Neymar, është përballur me një ngjarje aspak të zakonshme.

Ai ka hasur në internet një numër telefoni që ishte shpërndarë nga disa faqe në rrjete sociale, duke pretenduar se ishte numri personal i telefonit të futbollistit.

Numri në fjalë kishte të rregulluar profilin në WhatsApp me emrin dhe fotografinë e 28-vjeçarit.


Neymar (Foto: UEFA – Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)

I tronditur nga ajo që pa, Neymar ka vendosur të reagojë menjëherë rreth kësaj çështje në rrjetin social Instagram.

Ai publikoi në InstaStory një pamje të këtij numri që po shtiret sikur të jetë i Neymarit, teksa shkroi në mbishkrimin e fotografisë “Numër i rremë”.

Foto: Neymar/InstaStory

Braziliani e shoqëroi fotografinë me disa emoji, përmes së cilave tregonte se ishte tejet i zemëruar me këtë shpërndarje të rreme që është bërë në rrjete sociale.

Publikimi i numrit të telefonit të një personi dënohet me ligj, ndaj Neymar është me fat që nuk ka rrjedhur në internet numri i tij i vërtetë, kjo pasi po të ndodhte kjo e vetmja mënyrë për të “shpëtuar” nga thirrjet e pafundme e mesazhet, do të ishte bllokimi i numrit dhe ndërrimi i tij. /Telegrafi/

Neymar Jr. (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Regjia ia përsërit në mënyrë të vazhdueshme

Regjia ia përsërit në mënyrë të vazhdueshme "Kujdes mikrofonin" - Gjesti kundërshton produksionin: S'ka kujdes

Magazina
Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Magazina
Konfrontim fizik mes Gertës dhe Gjestit në BBVA - ky i fundit thirret urgjent nga Vëllai i Madh në dhomën e rrëfimit

Konfrontim fizik mes Gertës dhe Gjestit në BBVA - ky i fundit thirret urgjent nga Vëllai i Madh në dhomën e rrëfimit

Magazina
Dafina Zeqiri: Sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë, femicidi ekziston ende në Kosovë dhe Shqipëri

Dafina Zeqiri: Sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë, femicidi ekziston ende në Kosovë dhe Shqipëri

Magazina
Gjesti hap zemrën: Nuk dua të jem bashkë me Eglin, edhe unë jam i lënduar

Gjesti hap zemrën: Nuk dua të jem bashkë me Eglin, edhe unë jam i lënduar

Magazina

"Çfarë bëra tani o vëlla? Çfarë jam duke bërë këtu", Gjesti reagon i nervozuar ndaj produksionit pasi regjia ia tërheqin vërejtjen

Magazina
Kalo në kategori