Pretendentët për çmimin e madh të letërsisë në Shqipëri

Flutura Açka, Agron Tufa dhe Enkel Demi, janë disa nga kandidatët për çmimet e mëdha të letërsisë të akorduara nga Ministria e Kulturës për vitin 2018. Juria kryesohet nga Alda Bardhyli dhe përbëhet nga Brikena Çabej, Dhurata Shehri, Visar Zhiti dhe Riza Braholli. Ceremonia për shpalljen e fituesve do të bëhet brenda muajit janar. Emrat pretendentë janë si më poshtë: ROMANI
Tom Kuka - “Gurët e vetmisë”
Andreas Dushi - “Marrja e gjakut”
Virion Graçi - “Pëllumbat i vrasin natën”
TREGIMI
Roland Gjoza - “Për vajzat nga Parisi”
Daut Gumeni - “Qershia e egër”
Faruk Myrtaj - “Këpucë për gjyqin e fundit”
POEZIA
Havzi NELA - Vepra poetike e plotë
Sabri Hamiti - “Kukuta e Sokratit”
Flutura Açka - “Roja i dritës”
ESEISTIKË
Ismail Kadare - “Kur sunduesit grinden”
Mateo Mandala - “Jeronim De Rada: portret artisti në rini”
Arjan Leka - “Në kërkim të këmishës së humbur”
LETËRSIA PËR FËMIJË
Mimoza HAFIZI - “Pika trëndafil”
Skënder Hasko - “S’ka si shoku im”
Shkëlzen Zalli - “Gjergji takon Skënderbeun”
PËRKTHIMI
Erion Karabolli - Ernesto Sabato, “Abadoni, engjëlli i skëterrës”
Agron Tufa - Paul Celan, “Flokëboret e zeza”
Luan Topçiu - Linda Maria Baros, “Shtëpia me brisqe rroje”











































