Creative Hub Kosova ka kënaqësinë të njoftojë se Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, do të hapë zyrtarisht Konferencën “Expand to US & AI”, e cila do të mbahet më 16 tetor në Klan Arena, Prishtinë.

Konferenca do të mbledhë liderë globalë, inovatorë dhe sipërmarrës, për të diskutuar mbi mënyrat se si inteligjenca artificiale po transformon industrinë, fuqizon bizneset dhe krijon mundësi të reja për zgjerim ndërkombëtar.


Të ftuarit specialë përfshijnë përfaqësues nga Google, Qyteti i Miamit si dhe një grup të fuqishëm sipërmarrësish shqiptarë që po udhëheqin procesin e transformimit digjital në rajon.

E organizuar nga Creative Hub Academy, konferenca “Expand to US & AI” është ngjarja më e madhe rajonale kushtuar teknologjisë dhe biznesit, që u ofron pjesëmarrësve mundësinë të lidhen me ekspertë globalë, të fitojnë njohuri praktike për strategjitë e AI-së dhe të eksplorojnë mënyra për t’u zgjeruar në tregjet ndërkombëtare.

“Është një nder i madh që Presidentja Osmani do të hapë këtë konferencë,” tha Arijana Koskarova, themeluese e Creative Hub Academy. “Lidershipi dhe përkushtimi i saj përfuqizimin e të rinjve, grave dhe sipërmarrësve në Kosovë përputhen plotësisht memisionin e kësaj ngjarjeje — ndërtimin e urave mes inovacionit lokal dhe mundësive globale.”

Programi i konferencës përfshin fjalime kryesore nga Renatto Garro, CTO për Corporate & Digital Natives në Google, si dhe panele me përfaqësues nga NLB Bank, Telegrafi dhe kompani udhëheqëse teknologjike të rajonit.

Biletat dhe detajet: www.creativehubkos.com/ai-conference.