Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë edhe këtë vit në Forumin Evropian Alpbach në Austri, ku ka zhvilluar një diskutim të rëndësishëm me të rinj dhe të reja nga mbarë bota.
Në këtë ngjarje prestigjioze, e cila mbledh mendje të ndritura dhe liderë nga fusha të ndryshme për të diskutuar mbi çështje globale, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave demokratike, si dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Presidentja shprehu kënaqësinë e saj për ftesën që i është bërë edhe sivjet nga Forumi Evropian Alpbach, duke e cilësuar diskutimin me të rinjtë si një mundësi të vlefshme për të ndarë mendime dhe ide mbi sfidat dhe mundësitë që përballen Kosova dhe Evropa.
“Sot, në një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota, u përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”, ka shkruar Osmani.
Presidentja theksoi rëndësinë e rrugës euroatlantike të Kosovës, duke u përqendruar në integrimin e vendit në strukturat evropiane dhe NATO-n.
Ajo nënvizoi gjithashtu se përkushtimi i Kosovës për të mbrojtur dhe avancuar vlerat demokratike është thelbësor për stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të rajonit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze