LAJMI I FUNDIT:

Presidentja kroate uron dhjetëvjetorin e pavarësisë, nuk do të jetë e pranishme

Presidentja kroate uron dhjetëvjetorin e pavarësisë, nuk do të jetë e pranishme

Presidentja e Kroacisë, Kollinda Grabar-Kitaroviq, në prag të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Letra e plotë:

I nderuari z. President,
Përzemërsisht Ju falënderoj për letrën Tuaj në të cilën me ftoni në ceremoninë solemne të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet më 18 shkurt të vitit 2018 në Prishtinë.
Fatkeqësisht, për shkak të obligimeve shtetërore të dakorduara më herët, nuk do ta kem mundësin të jem e pranishme në ngjarjen e cekur. Gjithashtu, dua t’ju informoj që në ceremoninë solemne të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mua do të më përfaqësojë zonja Marija Kapitanoviq, ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës.
Juve zotëri President, Ju dëshiroj mbajtjen e suksesshme të këtij përvjetori të rëndësishëm, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shtetin Tuaj dhe tërë popullin kosovar. Republika e Kroacisë fuqimisht e mbështet pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës, si dhe realizimin e anëtarësimit në integrimet euro-atlantike.
Shpresoj që se shpejti do ta kemi një rast ku mund t’i shkëmbejmë mendimet, si për perspektivat e avancimit të mëtejshëm e raporteve tona, ashtu edhe mbi çështjet e rëndësishme, që i kontribuojnë stabilizimit tëgjendjes në Evropën Juglindore dhe përfundimit të projektit të unifikimit evropian. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori