LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Trump takoi krahun e djathtë të Kim Jong-Un

Presidenti Trump takoi krahun e djathtë të Kim Jong-Un

Presidenti Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë krahun e djathtë të udhëheqësit Kim Jong Un, i cili do t’i dorëzojë personalisht një letër të liderit koreano-verior, një demonstrim i ri i çtensionimit spektakolar për një samit të mundshëm historik mes dy shteteve kundërshtare.

Gjenerali Kim Yong Chol, në linjën e parë nga pala koreano-veriore për përgatitjen e këtij takimi të pazakontë kokë më kokë, i planifikuar për në 12 qershor në Singapor, mbërriti pak pas orës 13:00 (17:00 GMT).

Ai u prit nga sekretari i përgjithshëm i presidencës amerikane, John Kelly dhe zyrtarë të lartë të çështjes koreano-veriore në Departamentin e Shtetit dhe të CIA-s, Mark Lambert dhe Andrew Kim.


Uashingtoni e cilësoi si një gjest emblematik me rëndësi të veçantë vizitën e krahut të djathtë të liderit koreano-verior, i cili më pas u prit në Zyrën Ovale nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me letrën e vulosur nga trashëgimtari i dinastisë Kim, e cila sundon prej më shumë se 70 vitesh në veri të Gadishullit Korean.

Kryenegociatori i Phenianit, drejtuesi më i lartë koreano-verior që viziton SHBA-në prej tetëmbëdhjetë vitesh, do të ritakohet për të tretën herë brenda tre ditësh me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, pas bisedimeve të cilat u mbajtën të mërkurën dhe të enjten në Nju-Jork që mundësuan sipas palës amerikane, arritjen e avancimeve konkrete për zhvillimin e samitit. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Koreja e Jugut arreston presidentin Yoon Suk-Yeol, pas dekretit për ligjin ushtarak

Koreja e Jugut arreston presidentin Yoon Suk-Yeol, pas dekretit për ligjin ushtarak

Azia
Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Evropa
“Ata që duan paqe duhet të jenë të përgatitur për luftë”: Suedia do të dërgojë forca të armatosura në Detin Baltik për herë të parë

“Ata që duan paqe duhet të jenë të përgatitur për luftë”: Suedia do të dërgojë forca të armatosura në Detin Baltik për herë të parë

Evropa
Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Evropa
Raporti i Jack Smithit për Donald Trumpin - gjashtë pikat kyçe të prokurorit

Raporti i Jack Smithit për Donald Trumpin - gjashtë pikat kyçe të prokurorit

Amerika
Kalo në kategori