Presidenti Trump "bëri një sy gjumë" gjatë mbledhjes së kabinetit të tij?

Presidenti amerikan, Donald Trump dukej sikur “po luftonte” me gjumin të martën gjatë një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.
Ai është parë duke mbyllur sytë dhe herë pas here dukej sikur po flinte.
Gjatë dy orëve e 18 minutave, presidenti, i cili është 79 vjeç, herë pas here dukej se luftonte për të mbajtur sytë hapur ndërsa zyrtarët e kabinetit përshkruanin punën e tyre.
- YouTube www.youtube.com
E pyetur nëse zoti Trump ra në gjumë, Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, tha në një deklaratë se presidenti po "dëgjonte me vëmendje dhe po drejtonte të gjithë" takimin.
Ajo citoi përgjigjen e zotit Trump gjatë një segmenti pyetje-përgjigje në fund të takimit, kur ai mbajti një fjalim të gjatë kundër emigrantëve somalezë.
Trump shfaqet shpesh para mediave të lajmeve dhe u përgjigjet pyetjeve shumë më shpesh sesa paraardhësi i tij, Joe Biden. /Telegrafi/
















































