LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi për Rasim Kiçinën dhe Bedri Shalën: Ishin sinonim i luftëtarit të lirisë, prijësit dhe shpirtit sakrifikues

Presidenti Thaçi për Rasim Kiçinën dhe Bedri Shalën: Ishin sinonim i luftëtarit të lirisë, prijësit dhe shpirtit sakrifikues

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përurimin e shtatoreve të heronjve Rasim Kiçina dhe Bedri Shala në Drenas.

Presidenti Thaçi ka thënë se këta dy heronj përfaqësojnë dy figura tipike të luftëtarëve që i krijoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Përfaqësojnë figurën e brezit të rinisë atdhetare brenda Kosovës që iu bashkua luftës çlirimtare me ndërgjegje të lartë dhe pa hezitim, nga njëra anë, dhe atë që nga bota e jashtme u kthye në atdhe drejt në frontet e luftës. Pra, të dy i bashkoi lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh Thaçi.


Kreu i shtetit theksoi se Bedri Shala e la mirëqenien në botën perëndimore dhe iu përgjigj thirrjes për të luftuar me pushkë në dorë.

Ndërsa, për Rasim Kiçinën, presidenti Thaçi theksoi se ishte njëri ndër pjesëtarët e njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyn në radhën e figurave më të shquara që dha historia e ndritur e luftës sonë për liri.

Ai theksoi se Rasimi dhe Bedriu ishin sinonim i luftëtarit të lirisë, prijësit dhe shpirtit sakrifikues.

“Pa luftën e drejtë të UÇK-së, pa sakrificën e mijëra dëshmorëve dhe martirëve, pa përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shteteve të BE dhe NATO-s, Kosova nuk do të ishte ajo që është sot, shtet i lirë dhe sovran. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte projekti më serioz politik dhe ushtarak i kombit shqiptar”, ka thënë presidenti Thaçi.

I pari i vendit shtoi se për aq sa po kalon koha, aq më shumë po del në dritë madhështia dhe pastërtia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Luftën dhe sakrificën për liri nuk mund ta njollos askush”, shtoi ai.

Presidenti Thaçi potencoi se Kosova së shpejti do ta shënojë 20 vjetorin e çlirimit.

“Kosova po hyn në dekadën e dytë të lirisë, por ende plagët e luftës nuk janë shëruar. Shteti i Serbisë ushtroi gjenocid, spastrim etnik, vrasje dhe masakra anembanë Kosovës. Ende askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve mbi popullatën civile të Kosovës nuk doli para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare. Por, krimi dhe gjenocidi nuk vjetrohen asnjëherë”, tha ai.

Presidenti Thaçi theksoi se këto dy shtatore madhështore e pasurojnë edhe më shumë sheshin “Fehmi Lladrovci”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori