LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi në Londër promovon librin që i dedikohet atij (Foto/Video)

Presidenti Thaçi në Londër promovon librin që i dedikohet atij (Foto/Video)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, ka marrë pjesë në promovimin e Librit “New State, Modern Stateman” i shkruar nga gazetarët britanik, Roger Boys dhe Suzy Jagger.

Në praninë e shumë akademikëve, historianëve, diplomatëve, gazetarëve dhe mysafirë të tjerë, presidenti i Thaçi ka falënderuar autorët dhe botuesin që besoi në këtë libër, në rëndësinë e rrëfimit të së vërtetës rreth Kosovës.

“Falënderoj Lordin Robertson, i cili e lexoi librin herët dhe erdhi këtu sot në prezantimin e librit. Kosova gjithmonë do ta kujtojë Lordin Robertson, sepse ai ishte person kyç në kohëra vendimtare për ta ndihmuar Kosovën të bëhej një vend i lirë dhe demokratik”, ka shtuar ai.


Presidenti ka folur edhe për rolin e Britanisë së Madhe në lirinë, pavarësinë dhe procesin e shtetndërtimit në Kosovë.

“Më 18 shkurt, Kosova festoi 10-vjetorin e pavarësisë. Sot, ne duhet të kujtojmë se ishte Britania e Madhe njëra nga avokueset dhe më të rëndësishme për solidaritet me kosovarët kundër dhunës brutale të diktaktorit serb Sllobodan Millosheviq”, ka thënë ai.

Presidenti ka thënë Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar janë partner të natyrshëm dhe strategjikë.

“Nëse ky libër do të ndihmojë sadopak për ta forcuar këtë aleancë dhe për të kujtuar miqësinë tonë, atëherë unë jam një njeri shumë i lumtur”, ka thënë ai.

Ish sekretari i NATO-s, Lordi Georg Robertson ka kujtuar momentet nga periudha e luftës dhe e pasluftës.

“Shpreh kënaqësinë që jam këtu sot me Hashim Thaçin për të shënuar këtë moment shumë të rëndësishëm. Ky libër paraqet historinë e një individi dhe historinë e një lufte. Por, para se gjithash, historia është e gjatë, e ndërlikuar dhe e thellë. Nuk është diçka e thjeshtë, siç nuk do të jetë as e ardhmja e saj. Por, siç kanë thënë shumë njerëz në pjesë të ndryshme të botës, ju mund ta respektoni historinë tuaj edhe pa e jetuar atë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Cherie Blair, bashkëshortja e ish kryeministrit britanik, Tony Balir ka vlerësuar lartë libritin.

“Kam qenë shumë me fat që mora një ekzemplar të hershëm të librit. Dhe më duhet t’ju them se bëhet fjalë për një rrëfim mahnitës. Por, më e rëndësishmja, është bërë një hulumtim i thukët nga gazetarët shumë të njohur këtu në Britani të Madhe, pra nga gazeta shumë e respektuar “The Times”, ka theksuar ajo.

Njëri nga autorët e librit, Roger Boyes ka thënë se në të kaluarën historia për Hashim Thaçin nuk ishte shkruar si duhet. “Nëse analizoni arritjet e tij të ndryshme, nga një lider studentor në një moshë shumë të re, ai avancoi në bashkëthemelimin e një ushtrie, duke bindur njerëzit”, ka thënë Boyes.

Ai foli edhe për rolin që Thaçi ka pasur në Konferencën e Rambujësë, në çarmatosjen e UÇK-së dhe në procesin e shpalljes së pavarësisë dhe të shtetndërtimit.

Edhe autorja tjetër, Suzy Jagger ka theksuar se libri është një rrëfim për perëndimin dhe vetë Kosovën.

“Kujtoj kur Hashimi na rrëfente se vetëm pak më tej kësaj rrugë, në shkallët e Ministrisë së Jashtme britanike (Foreign Office), gjë që përmendet edhe në libër, Robin Cook ju kishte thënë se De Gaulle kishte qëndruar mbi këto shkallë dhe kishte shkuar për ta çliruar Francën dhe se ju tani do të shkoni për ta çliruar vendin tuaj. Dhe mendoj se për ne është shumë interesant fakti që ne përfunduam duke shkruar një libër që në një farë mënyrë ishte po aq për Britaninë sa edhe për Kosovën”, ka theksuar ajo.

Librin, autorët do ta promovojnë ditëve të ardhshme edhe në Paris dhe shtete tjera të botës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori