Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar 38-vjetorin e rënies së Nebih e Tahir Mehës në Prekaz, pas demonstratave të vitit 1981.

Thaçi ka thënë se Nebih e Tahir Meha kanë renë heroikisht në mbrojtje të nderit të familjes.


Shkrimi i plotë:"Pas demonstratave të fuqishme të vitit 1981, me kërkesën për Republikën e Kosovës, një ngjarje tjetër heroike ndodhi më 13 maj 1981, qëndresa e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz. Ata ranë heroikisht në mbrojtje të nderit të familjes", ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

60005248 2666327506770925 8950578653633183744 n