Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, e ka takuar edhe ish-kryeministrin francez Alain Juppé, të cilin e ka dekoruar me medaljen “Urdhri i Lirisë”.
Alain Juppé në vitet 1993-1995 ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Francës, në vitet 1995-1997 ishte Kryeministër i Francës dhe nga viti 2011 kishte shërbyer sërish si Ministër i Punëve të Jashtme dhe i Çështjeve Evropiane.
“Ky urdhër u jepet në vitin jubilar të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Franca është ndër shtetet e para që paralajmëroi dhe njohu pavarësinë e Kosovës. Prandaj, Kosova është përjetë mirënjohëse ndaj shtetit dhe popullit mik francez”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ish-kryeministrin francez Alain Juppé, presidenti Thaçi e vlerësoi si një burrështetas me një karrierë të pasur në shërbimin publik, me ndikim jo vetëm për francezët, por edhe për popujt e tjerë në botë.
“Qëndrimet tuaja reflektojnë parimet tuaja, mes të cilave vend kryesor zë ai i lirisë. Për ju ky parim është pa alternativë dhe i panegociueshëm. Këtë e keni dëshmuar edhe kur keni marrë pozicion për ndaljen e gjenocidit në Ruanda për të shpëtuar jetë njerëzish. Rreshtim pro të drejtave të njeriut keni bërë edhe në kohën e paqartësive të mëdha rreth Kosovës, në fillim të viteve ’90, kur në cilësinë e Ministrit të Jashtëm kuptuat esencën e kërkesave të drejta për liri të qytetarëve tanë. Së bashku me ministrin gjerman Klaus Kinkel, ju ngritët çështjen e Kosovës në rang ndërkombëtar, që në fillim të luftës në Bosnjë. Madje, tash së voni ju nuk pranuat teorinë e krahasimit të Krimesë me rastin e Kosovës. Ju, si politikan i fjalës dhe njeri i aksionit, keni forcuar edhe më shumë konceptin e lirisë si një bosht i së djathtës evropiane. Kjo është e kuptueshme, sepse atdheu juaj, Franca, është promovuese e konceptit për liri dhe barazi universale”, u shpreh presidenti Thaçi për ish-kryeministrin Juppé, përcjell Telegrafi.
Kreu i shtetit ka thënë se rrugëtimi i ish-kryeministrit Juppé dhe ai i Francës, në tre dekadat e fundit, pikëtakohen aq shpesh sa nuk ka dimension që nuk është prekur me vendimmarrjen e tij, qoftë si deputet apo këshilltar kryeministri, ministër i deleguar i buxhetit, ministër i mjedisit, ministër i mbrojtjes, ministër i jashtëm, drejtues i republikanëve, kryeministër dhe kandidat presidencial.
Në anën tjetër, ish-kryeministri francez Alain Juppé, u shpreh i nderuar me medaljen “Urdhri i Lirisë”, të ndarë nga presidenti Thaçi.
Ai theksoi se e mbështetë qeverinë aktuale të Francës dhe politikën e saj për forcimin e Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian duhet të bëhet me kujdes dhe të jetë i qëndrueshëm”, u shpreh ish-kryeministri francez Alain Juppé.
Presidenti Thaçi shtoi se aleancat japin zgjidhje, por janë edhe zgjedhje dhe në emër të popullit të Kosovës e ka falënderuar ish-kryeministrin francez Alain Juppé, që kishte zgjedhur t’i japë mbështetje Kosovës, në një rreshtim të qartë dhe parimor pro-lirisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Lajçak me post të ri nga shtatori
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia