Fotografit Shkelzen Rexha, i është dashur të ngjitet në katin e katërmbëdhjetë të një ndërtese në Gjakovë, të presë disa orë për të kapur me aparatin e tij fotografinë që e dëshironte. Pastaj e kishte quajtur “Harmoni kulturore fetare”, pasi në qytetin e mbuluar në borë, shihen pranë njëra-tjetrës, sahatkulla, xhamia dhe kisha.
Fotografia të cilën Rexha e ka shkrepur katër vite më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dhuruar Papa Françeskut, në takimin që pati me të, të enjten e kësaj jave, shkruan gazeta ‘Zeri’.
Shkelzen Rexha thotë se fotografia është dërguar në Vatikan pa kërkuar të drejtën e tij autoriale.
“Të enjten mbrëma një mik i imi më ka dërguar fotografinë, ku shihet fotografia ime që ia kanë dërguar Papa Françeskut. Unë nuk jam në dijeni dhe nuk më ka pyetur askush”, ka thënë fotografi, të cilit aspak nuk i ka pëlqyer ky veprim.
“Tash e 47 vjet punoj me fotografi dhe më ka ndodhur shpesh që nga Amerika kanë kërkuar pëlqimin tim për fotografitë që i kanë përdorur, bile kanë kërkuar pëlqimin me shkrim për fotografinë që e gjejnë ose që e kërkojnë origjinalin, me kualitet më të mirë”, ka treguar Shkelzen Rexha. Ai shprehet se dërgimi i fotografisë te Papa ka të drejtën e tij autoriale, e ka bërë të ndihet shumë keq, sepse nuk respektohet e drejta e autorit të fotografisë. “Sipas meje, ai që bën ligje, nuk respekton ligje”, shprehet Rexha.
Për fat të keq, thotë ai, gjithmonë në Kosovë ndodhin gjëra të tilla.
“Dhe kjo nuk është hera e parë. Ndodh shpesh që i marrin fotografitë, edhe revistat, gazetat dhe asnjëherë nuk më pyesin, dhe çfarë është edhe më keq nuk e shkruajnë as emrin e autorit”, ka thënë fotografi.
Shkelzen Rexha, ende nuk mund të thotë asgjë për fotografinë që i është dërguar Papës, derisa tregon se është duke u konsultuar me njerëz që e njohin ligjin.
“Sepse po më duket njerëzit janë mësuar keq që t’i marrin veprat e huaja duke i shfrytëzuar për vete pa biseduar me autorin”, është shprehur Rexha, derisa ka shtuar se është mirë që së paku të konsultohet autori dhe të shkruhet autorësia. “Jam duke shikuar sesi do të mund t’i mbrojë të drejtat e mia me ligj. Pas konsultimeve që jam duke i bërë do të veproj sipas ligjit”, ka thënë fotografi, duke shtuar në çfarëdo forme tjetër që është përdorur apo dhuruar fotografia e tij, është bërë pa të drejtën e tij.
Valon Kashtanjeva, drejtor i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, thotë se është problem të deklarohen pa i ditur faktet se në çfarë cilësie është bërë fotografia.
“Edhe sikur të dihen të gjitha faktet e nuk mund të interpretojmë ligjin se a ka shkelje apo nuk ka. Ajo çfarë mund të themi është se me Ligjin për të Drejtat e Autorit fotografia është e mbrojtur”, ka thënë Kashtanjeva, sipas të cilit varet si është bërë fotografia, kur është bërë dhe në çfarë cilësie është bërë.
“Nuk mund të deklarohemi pa i ditur të gjitha faktet”, thotë Valon Kashtanjeva, duke shtuar se nëse fotografi Shkelzen Rexha kur e ka bërë fotografinë, ka pasur ndonjë kontratë me ndonjë institucion, atëherë është tjetër cilësi. Sipas tij, ka shumë gjëra që ia ndryshojnë gjendjen edhe interpretimin e situatës.
“Nuk kemi të drejtë të interpretojmë se janë gjykatat, nëse fotografi konsideron se e drejta e tij është shkelur, atëherë ligji i ka mjetet juridike të parapara dhe mund të bëjë padi, të kërkojë kompensim”, ka thënë Kashtanjeva.
Fotografinë “Harmoni kulturore fetare”, Shkelzen Rexha e ka bërë para katër viteve. “Fotografia ka qenë pjesëmarrëse në konkursin për fotografi ‘InstraKosova’, që është botuar dhe në libër, me qëllimin që t’iu shpërndahet ambasadave të ndryshme nëpër botë, për t’i treguar botës që Kosova ka vende të bukura, ka natyrë të bukur. Thjesht për prezantimin e Kosovës në mënyrën më të bukur”, tregon Rexha, i cili përmes kësaj fotografie ka dashur të tregojë tolerancën fetare, prej nga edhe ka marrë emrin fotografia, “Harmoni kulturore fetare”.
“Përmes fotografisë kam dashur të tregoj që Gjakova respekton të gjitha komunitetet fetare”, ka thënë Rexha për gazetën.
Ai tregon se i është dashur mund që të realizojë një fotografi të tillë.
“Më është dashur të ngjitem në një banesë diku 14 katëshe, të pres gjatë që të kap momentin për ta realizuar fotografinë ashtu siç kam dashur”, është shprehur Shkelzen Rexha, derisa ka treguar se të të njëjtën fotografi ia ka bërë dhuratë ish-ambasadores së shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, si dhe presidentes së Zvicrës.
“Kjo fotografi është shpërndarë në shumë vende të botës dhe është pëlqyer shumë”, thotë autori i “Harmoni kulturore fetare”, fotografi kjo që autori thotë se presidenti Hashim Thaçi ia ka dhuruar Papa Françeskut, ka të drejtën autoriale.
Gazeta “Zëri” ka provuar të marrë një përgjigje nga Zyra e Presidenti, po i janë përgjigjur pyetjeve të gazetës.
Kjo është fotografia që Thaçi i dhuroi Papës
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri