Presidenti i La Ligas, Tebas ‘stopon’ Barcelonën për Haalandin: Nuk mendoj se do të jetë e mundur që të nënshkruajnë me të

Thuhet se Barcelona të jetë në gjendje të bëjë biznes në afatin kalimtar dimëror, por presidenti i La Ligas, Javier Tebas, thotë se nënshkrimi me Erling Haaland është jashtë diskutimit.
Xavi Hernandez është i etur për të forcuar skuadrën e tij sa më shpejt të jetë e mundur dhe norvegjezi është më shumë një objektiv i verës sesa i dimrit.
Tebas ende beson se vështirësitë ekonomike të Barcelonës do t'i pengojnë ata të nënshkruajnë një lojtar të tillë.
"Unë nuk mendoj se është e mundur që Barcelona të nënshkruajë me Haaland për shkak të numrave të tyre [ekonomikë] dhe kufizimeve financiare”.
“Do të duhej të kishte shumë rrethana dhe [agjenti Mino] Raiola nuk shet lirë, ai shet shumë”, ka thënë Tebas. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/12/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































