LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Begaj firmos dekretet e paketës së rritjes së pagave

Presidenti Begaj firmos dekretet e paketës së rritjes së pagave

Presidentit i Shqipërisë, Bajram Begaj ka firmosur këtë të hënë dekretet përkatëse të paketës së plotë të reformës së pagave.

Rritja e pagave prek, pagën minimale, administratën publike, institucionet e pavarura, ligjvënësit, këshillin e ministrave dhe pagën e kreut të shtetit dhe kryeministrit.

Strategjia e shpallur nga qeveria parasheh dy faza të rritjes së pagave, ku e para u miratua të enjten në Kuvend dhe hyn në fuqi duke filluar që nga data 1 prill 2023, ndërkohë që faza e dytë pritet të zbatohet në prillin e vitit 2024.


Strategjia përmban rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60 për qind.

Sipas ligjit që u dekretua nga presidenti Begaj, paga e deputetëve do të dyfishohet nga 156,770 lekë që është aktualisht në 310,250 lekë, ndërsa e ministrave nga 174,760 lekë në 318,750 lekë bruto. Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit paga u rritet në thuajse 400,000 lekë bruto nga 228,000 lekë që është sot.

Pas firmosjes së dekretit të Begajt, ligjet hyjnë në fuqi në mënyrë të menjëhershme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori