LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Austrisë uron Osmanin: Do të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në rrugën evropiane

Presidenti i Austrisë uron Osmanin: Do të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në rrugën evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, i cili ia solli urimet e Presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, dërguar Osmanit me rastin e zgjedhjes së saj Presidente e Kosovës.

“Vendet tona kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të afërta – politike, ekonomike, kulturore, por mbi të gjitha njerëzore”, thuhet në letrën e urimit të Presidentit të Austrisë.

Osmani shprehu mirënjohjen e saj shtetit të Austrisë për përkrahjen e vazhdueshme të cilën ia ka ofruar Kosovës dhe u shpreh e lumtur për raportin e shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.


“Ne e mbajmë të kthjellët kujtimin për ndihmën që Austria ka dhënë në ditët më të vështira nëpër të cilat ne kemi kaluar. Mundësia e shkollimit për të rinjtë tanë, të cilët sot janë bartës të përgjegjësive publike, është vetëm njëra nga shtyllat e përkrahjes austriake për qytetarët e Kosovës”, tha Osmani.

Ndërkohë, ambasadori i Austrisë, Christoph Weidinger, ritheksoi gatishmërinë e shtetit austriak për ta vazhduar bashkëpunimin e mëtejmë. Austria, sipas ambasadorit të saj, nëpërmjet Agjencisë për Zhvillim do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në shumë fusha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori