Në shumë pjesë të botës njerëzit mbajtën frymën këto ditë dhe tani – ngadalë – mund të marrin frymë thellë. Zgjati gjatë (dhe ngushtë), por Joe Biden e mundi – në garën presidenciale – Donald Trumpin. Pas një mandati dhe katër vitesh të gjata, duhet që presidenti në detyrë të largohet nga Shtëpia e Bardhë, më 20 janar. Në këtë ditë do të betohen – Joe Biden si president dhe Kamala Harris si zëvendëspresidente. Presidenti Trump ka bërë të ditur se do ta çojë në gjyq rezultatin, por me gjasë ai nuk ka për të pasur shumë shanse me këtë.
Ky është një lajm i mirë për një botë që beson në marrëveshjet multilaterale dhe ëndërron për një Amerikë të besueshme. Për njerëzit që besojnë në rëndësinë e NATO-s dhe Marrëveshjes së Parisit për Klimën. Për biznesin që kërkon rregulla të qarta. Për të gjithë ata që si edhe më parë janë të bindur, se marrëdhëniet transatlantike janë të rëndësishme për unitetin dhe fuqinë e demokracive perëndimore.
Por, kohët në të cilat Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe e kanë vullnetin të bëjnë policin e botës kanë marrë fund përgjithmonë. Ishte Barack Obama ai që me doktrinën e tij “Leading from behind” bëri të qartë se nga Evropa pritet një angazhim më i madh financiar në çështjet ushtarake. Donald Trump e ka zgjeruar këtë strategji dhe Joe Biden do ta çojë atë përpara. Edhe pse në mënyrë më diplomatike.
Joe Biden, si Barack Obama – për të cilin ai punoi si zëvendëspresident – është një Transatlantik i bindur. Ai e vlerëson Gjermaninë dhe Evropën si partnerë të besueshëm dhe ka premtuar, se do të rikthehet në Marrëveshjen e Parisit për Klimën dhe se do të përmbushë edhe më tej detyrimet e aleancave të tjera multilaterale si NATO-n.
Me presidentin Joe Biden, ShBA-ja do të jenë sërish një partner i besueshëm. Nëse Evropa e merr seriozisht zilen e zgjimit që ra këto vitet e fundit me Trump mund të jetë një partnere e barabartë. Dhe, kjo atëherë kur pjesa evropiane e aleancës e pranon përgjegjësinë që i vjen për shtat rolit të Evropës në botë.
Në politikën e brendshme, këto zgjedhje mund të vlerësohen më pak pozitivisht. Donald Trump ka sjellë shkatërrim. Mënyra e tij e qeverisjes me gënjeshtra të qëllimshme ka dëmtuar ndjeshëm proceset demokratike dhe institucionet. Shumë votues të Trumpit vazhdojnë të besojnë ende se rezultatet e zgjedhjeve janë manipuluar.
Mbështetësit e Trumpit do të bëjnë Joe Bidenin përgjegjës për problemet ekonomike me të cilat ShBA-së do t’i duhet të luftojë, jo vetëm në muajt, por edhe në vitet e ardhshme. Edhe pse, natyrisht, Donald Trump me injorancën e tij është bashkëpërgjegjës për pasojat e pandemisë së koronavirusit në vend. Katër vjetët e Trumpit e kanë ndryshuar shumë Amerikën. Demokratët kishin shpresuar për një fitore të jashtëzakonshme, si një provë që një shumicë e qartë dëshiron një kurs tjetër. Kjo nuk ndodhi.
Thirrja luftarake “America first” nuk i dhuroi Trumpit fitoren e shpresuar. Por, kjo thirrje nuk është shuar akoma. Donald Trump ua ka lejuar shumë amerikanëve dhe amerikaneve të tregojnë hapur racizmin e tyre, armiqësinë ndaj të huajve dhe grave. Dhe ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.
Joe Biden fitoi zgjedhjet. Por, mbi urrejtjen që ka mbjellë Donald Trump dhe e cila e ka thelluar përçarjen e vendit, demokrati Biden nuk ka triumfuar. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit