LAJMI I FUNDIT:

Presheva harrohet nga institucionet shqiptare – nuk merr ndihma as nga donatorët e huaj

Presheva harrohet nga institucionet shqiptare – nuk merr ndihma as nga donatorët e huaj

Komuna e Preshevës është harruar nga institucionet shqiptare në këtë kohë pandemie.

Anise ende nuk ka raste të dyshuara e as të konfirmuara me Covid-19, preshevasit nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga Qeveria e Kosovës e as nga ajo e Shqipërisë, njofton Klan Kosova


Përpos kësaj, Preshevës po i mungojnë edhe donacionet nga jashtë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Preshevës, Armend Aliu.

“Presheva deri tani ka zero të dyshuar dhe zero të infektuar. Asnjë vëmendje dhe asnjë ndihmë nuk kemi marrë nga Kosova e as Shqipëri e as donacione nga jashtë fatkeqësisht nuk ka”, deklaroi Aliu.

Aliu mes tjerash tregoi se në vetizolim janë 1700 persona të cilët kanë qenë në Kosovë ose Maqedoni pas gjendjes së jashtëzakonshme.

“Kemi orë policore nga ora 17:00 deri 05:00 dhe ndalesë qarkullimi për banorët mbi 65 vjeç. Në vetizolim janë mbi 1700 persona që kanë qenë në Maqedoni ose në Kosovë pas gjendjes së jashtëzakonshme”.

Aliu mes tjerash tha se e gjithë Lugina ka nevojë për vëmendje dhe ndihma.

Mirëpo humanisti nga Kosova, Halil Kastrati nuk e ka harruar Luginën ku dje atje ka zhvilluar një aksion humanitar me pako ushqimore.

“Janë ndihmuar 230 familje me pako ushqimore në Luginë. 100 familje nga Presheva, 100 nga Bujanovci dhe 30 nga Medvegja – përzgjedhja e këtyre familjeve është bërë nga komunat”, deklaroi Kastrati.

“Të gjithë donatorët janë shqiptarë, ne nuk kemi mund me bërë shpërndarjen e pakove meqë nuk ka u është leju me kalu kufirin, këtë e kanë bërë aktivistët tonë në Luginë”.

Kastrati deklaroi se nëse do të ketë nevojë përsëri do të dërgojnë ndihma kudo që shqipëtarët kanë nevojë.

Klan Kosova ka kontaktuar nëpërmjet email-it me zëdhënësin e Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu nga i cili ka marrë këtë përgjigje “Qeveria në detyrë shumë shpejt do të dalë me një njoftim publik lidhur me këtë çështje. Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori