I premtoi 1.800 dollarë nëse për gjashtë vite qëndron pa rrjete sociale, i riu nga SHBA-të e kaloi pa problem sfidën e nënës

Nëse dikush do t’ju thoshte se do t’ju paguaj 1.800 dollarë për të qëndruar pa rrjete sociale për gjashtë vite, a do ta bënit? A mundeni? Sivert Klefsaas pikërisht e ka bërë një gjë të tillë.
“Mendoja se është fantastike. Mendoja se nuk janë asgjë gjashtë vite”, tha për CNN i riu, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2016, Lorna Goldstrand Klefsaas e kishte sfiduar të birin 12-vjeç, që të qëndrojë larg rrjeteve sociale derisa të mbushë 18 vjet.
E nëse do të bënte një gjë të tillë, ajo do ta shpërblente me para të majme në ditën kur edhe do të festojë 18-vjetorin e lindjes. Më 19 shkurt 2022, Sivert konfirmoi se mori shpërblimin.
Lorna ishte inspiruar nga një sfidë që e dëgjoi në radio që quhej “16 për 16”, ku një nënë ia kishte dhënë të bijës 1,600 dollarë kur ajo mbushi 16-vjet, për faktin se kishte qëndruar larg rrjeteve sociale, tha ajo për CNN.
Kështu një ditë vendosi t’i shtojë dy vite dhe 200 dollarë më shumë. Sivert tha se nuk ishte vështirë të jetojë pa rrjete sociale dhe nuk kishte menduar edhe aq shumë për to gjatë gjashtë viteve.
Si 12-vjeçar, Sivert pranoi se nuk i kishte përdorur edhe aq shumë rrjetet sociale, e i vetmi aplikacioni të cilin e kishte provuar ishte Snapchat të cilin të njëjtën ditë e fshiu nga telefoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

“Përbindëshi i deteve” – ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Dikush pagoi shumë për xhemperin e themeluesit të Facebook – ai u shit për çmim rekord në ankand

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës