LAJMI I FUNDIT:

Premtimi i thjeshtë i Mourinhos që e bindi Moratan për të shkuar te Unitedi

Premtimi i thjeshtë i Mourinhos që e bindi Moratan për të shkuar te Unitedi

Jose Mourinho i ka telefonuar dy herë Alvaro Moratas për ta bindur atë që t’i bashkohet te Manchester Unitedit.

Sulmuesi i Real Madridit pritet ta vazhdojë karrierën në Old Trafford, ndërsa konfirmimi mund të vijë në ditët në vijim.

Djajtë e Kuq kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin, ndërsa ka mbetur të arrihet marrëveshja me Los Blancos.


Morata ka qenë në dyshim se cilit klubit t’i bashkohej, mirëpo Mourinho e ka bindur duke i thënë se ai do të jetë lojtar kyç te Unitedi dhe do të jetë në qendër të planeve të tij për sezonin e ardhshëm.

Sipas Marca, strategu portugez (nën të cilin Morata ka debutuar te Reali) i ka bërë një premtim të thjeshtë: “Eja me mua, do të jesh i rëndësishëm”.

Trajneri ia ka bërë të qartë se ka nevojë për praninë e tij në skuadër dhe se spanjolli do të jetë udhëheqës i sulmit.

24-vjeçari ka luajtur shumë pak në ekipin e Zinedine Zidane në sezonin që lamë pas (por shënoi 15 gola), prandaj dëshiron një skuadër ku do të jetë i rëndësishëm.

Unitedi pritet të paguajë 70 milionë euro për Alvaro Moratan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori