Investimet në infrastrukturë, bujqësi, përmirësimi i sektorit privat dhe rritja e pagës minimale janë disa nga premtimet miliardëshe që paritë politike po i prezantojnë gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Por sipas përfaqësuesve të biznesit, këto premtime janë vazhdimësi nga zgjedhjet e kaluara.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka në një intervistë për Telegrafin ka thënë se pavarësisht këtyre premtimeve bizneset vazhdojnë të mos ndihmohen.
“Realisht po shohim premtime zgjedhore të shprehur në numra, qofshin me valuta apo me vende punë, se si kanë qenë më herët, por asnjëherë një përmbajtje konkrete apo program i detajuar që do të tregonte se si partitë politike do t’i investonin ato miliarda që tashmë po i premtojnë, apo si do t’i krijojnë ato vende punë, siç ka qenë rasti i herëve të kaluara”, tha Zeka.
Ai thotë se programet e partive politike vazhdojnë të janë luks për qytetarin, e në veçanti për biznesin.
“Ajo çfarë bizneset do të donin të shihnin më tepër, janë programet, të cilat duken se vazhdojnë të janë një luks edhe për qytetarët e për vetë bizneset. Ajo që mund të shohim se nuk ka ndonjë ndërlidhje të komponentëve të atyre programeve politike. Premtimet miliardësh e mijëra vende pune që premtohen, rëndom nuk mund të jetësohen po qe se nuk ka ide dhe plane lehtë të zbatueshme”, thotë ai.

Zeka shton se mungesa e stabilitetit ekonomik ka bërë që bizneset t’i frenojnë planet e tyre për zgjerim.
“Për nxitjen e investimeve të brendshme, mungesa e stabilitetit politik, ruajtja e konsistencës për sa i përket qeverisjes e rrit pasigurinë e të bërit biznes, i bënë bizneset që të frenojnë planet për zgjerim dhe të presin. Gjatë vitit 2020, kemi pasur tri qeveri, kemi pasur tre kryeministra, pra nuk kemi kaluar as pjesën më të vogël të ligjeve aq shumë të nevojshme për të përmirësuar mjedisin e të bërit biznes”, shton Zeka.
Sipas tij, fuqizimi i rendit dhe ligjit është parakusht që rrit sigurinë e të bërit biznes në Kosovë.
“Fuqizimi i rendit dhe ligjit, është parakusht që rrit sigurinë e të bërit biznes, zbatueshmëria e kontratave vijon të jetë problematike në vendin tonë. Kosova duhet të dëshmojë se është e zotuar dhe ta demonstrojë që ka ligje të mira që janë në harmoni me ligjet e Bashkimit Evropian e të njëjtën kohë të zbatohen si duhet. Përmirësimi i plan programeve të arsimit të lartë, por edhe promovimit të edukimit profesional. Një çështje tjetër duhet të jetë përmirësimi i qasjes në financa”, tregon ai.
Në fund, Zeka në këtë intervistë tregon se ata që po garojnë në zgjedhje, po i fusin në detyrim qeveritë e ardhshme.
“Ata që garojnë për të marr besimin e qytetarëve, qëllojnë në të njëjtën kohë të janë bartës të funksioneve, shfrytëzojnë burimet publike për të bërë premtime apo për t’u futur në detyrime edhe buxhetore qeveritë e ardhshme. Kjo është pjesa, ndoshta, më fatkeqe e fushatës zgjedhore”, përfundon Zeka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës