Cozman e ka publikuar këngën me të re, të cilën e ka kompletuar me videoklip.

Kënga e cila është e zhanrit ‘dancehall’ titullohet “Ni nat” dhe pritet të pëlqehet nga fansat e tij.


Projekti është realizim i BigDeal Records, ndërsa vet Cozman është producent ekzekutiv i projektit.

Reperi kishte treguar për Telegrafin se kënga e tij e re është punuar nga Kico Beats, ndërsa tekstin e ka shkruar vet ai.

Xhirimet e videos muzikore janë realizuar në Shqipëri nga Max Production, ndërsa nuk mungojnë edhe performancat e modeleve atraktive.

Para kësaj kënge, Cozman ishte pjesë projektit “High4Real” së bashku me anëtarët e ‘labelit’ të mirënjohur Babastars.

Videoja e publikuar në fund të muajit korrik numëron afro gjashtë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/