LAJMI I FUNDIT:

“Premia” e çmendur që tifozët e Arsenalit i kanë ofruar yllit të West Hamit për ta prishur festën e Man Cityt

“Premia” e çmendur që tifozët e Arsenalit i kanë ofruar yllit të West Hamit për ta prishur festën e Man Cityt

Mbrojtësi i West Hamit, Vladimir Coufal, ka thënë se atij i është ofruar që të pijë kafe falas për pjesën tjetër të jetës së tij, si motivim për të për ndeshjen ndaj Manchester Cityt që do të luhet sot (e diel).

“Unë mendoj se ai (Declan Rice) ishte në kontakt me lojtarët tanë anglezë, por ai nuk më ka kontaktuar mua. Ai është një lojtar i Arsenalit, kështu që ai shqetësohet për Arsenalin dhe paraqitjet e tyre”, ka thënë Coufal për Sky Sports.

“Unë kurrë nuk kam biseduar me dikë nga Arsenali, kështu që ata kanë luftën e tyre dhe ne tonën. Mua më është ofruar që të pijë kafe falas për pjesën tjetër të jetës! Kam shumë tifozë të Arsenalit përreth meje. Djali im po luan futboll, kështu që kam shumë tifozë të Arsenalit atje”.


Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier
Lexo po ashtu Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

“Unë kam marrë disa mesazhe të tilla si, ‘Goli yt i parë në Ligën Premier po vjen’, kështu që jam shumë i emocionuar dhe shpresoj se do të jetë një ndeshje shumë e mirë”.

“Do të ishte një lajm i madh nëse West Hami arrin ta parandalojë dominimin e Manchester Cityt. Ata mund të jenë ekipi i parë që e fitojnë katër herë radhazi, kështu që do të ishte diçka e mirë ta ndalnim këtë”, përfundoi reprezentuesi çek.

Arsenali ka nevojë që West Hami ta ndalojë Cityn së paku me një barazim, ndërsa ata të fitojnë ndaj Evertonit për t’u shpallur kampion të Ligës Premier./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori