Li Honxia ishte marrë nga Lanzhou i Kinës, për të jetuar me xhaxhain e saj që nuk kishte fëmijë, në qytetin Xi që ishte shumë larg vendlindjes së saj.

Vajta katërvjeçare ishte adoptuar me jetën e re dhe kishte harruar se kishte familje biologjike, sepse prindërit e saj të rinj kishin shkëputur marrëdhëniet me ta, transmeton Telegrafi.


Ishte ndarë nga familja në fëmijëri takimi me motrat pas 58 vitesh ishte shume emocional foto 2 Takimi i motrave pas 58 vitesh

Mirëpo, motrat e saj Wen Yuehua dhe Wen Yuelian, e dinin që kanë diku një familjare. Pas afro  gjashtë dekadave, ato ia dolën ta gjejnë.

Ishte ndarë nga familja në fëmijëri takimi me motrat pas 58 vitesh ishte shume emocional foto 3 E kishin marrë si katërvjeçare dhe humbi kontaktet me familjen

Rasti ishte i vështirë, meqenëse ajo ishte martuar dhe kishte ndryshuar mbiemrin,

Ishte ndarë nga familja në fëmijëri takimi me motrat pas 58 vitesh ishte shume emocional foto 4 Emocionet e motrave që nuk u panë për afro gjashtë dekada

“Kishim një adresë të xhaxhait, që na kishte lënë gjyshja. Vendosëm të niseshim. Askush nuk jetonte më aty. Shkuam derë më derë, derisa arritëm ku deshëm”, ka thënë Yuelian lidhur me rastin.

Ishte ndarë nga familja në fëmijëri takimi me motrat pas 58 vitesh ishte shume emocional foto 5 Kaluan 654 kilometra, pastaj nisi kërkimi

Pos që kanë bërë 654 kilometra nga Lanzhou deri në Xi, ato kanë bërë ende rrugëtim derisa ia dolën ta takojnë Li Honxian.

Ishte ndarë nga familja në fëmijëri takimi me motrat pas 58 vitesh ishte shume emocional foto 6 Motrat bashkë me familjet e tyre

Fotografitë e tyre janë shpërndarë në rrjetet sociale, pasi takimi pas 58 vitesh me motra ishte shumë emocional dhe i veçantë. /Telegrafi/