LAJMI I FUNDIT:

Preke ëndrrën amerikane, jeto dhe puno në SHBA përmes investimit tënd

Preke ëndrrën amerikane, jeto dhe puno në SHBA përmes investimit tënd

Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një vend i mundësive të shumta ofron zgjedhje të ndryshme për investorët e huaj që dëshirojnë të pajisen me Green Card për të filluar një jetë të re atje bashkë me familjen e tyre, për shkollimi, punësimi dhe krijimin e një biznesi në Sh.B.A.

Këto mundësi tani ofrohen edhe për qytetarët dhe investitorët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe të gjitha trojet shqiptare.

Ndoshta tashmë keni dëgjuar për kompaninë e parë shqiptare Albanian Investments Group e cila ofron mundësi për të qenë pjesë e tregut biznesor në Sh.B.A dhe të bëheni banorë i përhershëm i Amerikës përmes investimit tuaj, por nëse nuk keni dëgjuar atëherë ky është shansi juaj për t’u informuar më shumë rreth mudësisë së artë për t’u pajisur me Green Card.

Ekzistojnë tre lloje të vizave të bazuara në investime që mundësohen përmes Albanian Investments Group dhe ato janë; EB-5, E-2 dhe L-1.

Më poshtë do të shpjegojmë se si funksionojnë secila prej këtyre vizave dhe kërkesat e tyre;

Viza EB-5: EB-5 është një program i qeverisë amerikane i bazuar në punësime. Kjo vizë është një Green Card për ju, bashkëshortin/en tuaj dhe fëmijë nën moshën 21 vjeç. Në momentin që ju hyni në Sh.B.A. me një vizë EB-5 ju konsideroheni si një banorë i përhershëm i Amerikës ose të pajisur me Green Card. Për të marrë këtë vizë duhet të investoni në një projekt të kualifikuar EB-5 përmes një Qendre Rajonale të miratuar nga USCIS. Përmes Albanian Investments Group mundësohet bashkëpunimi me American Immigration Group që është Qendër Rajonale e aprovuar dhe janë dy projekte aktualisht që janë aprovuar dhe kualifikuar nga USCIS. Këto dy projektet janë Banyan Cay Hyatt Resort dhe Kingsbridge National Ice Center. Përveç kërkesës për investime, programi EB-5 gjithashtu kërkon që ju të krijoni 10 vende pune për shtetasit e Sh.B.A-së. Qendra Rajonale sigurohet që këto punë të krijohen për ju para se të shfrytësohet investimi i juaj në projekt.

Viza E-2: Viza E-2 është një vizë biznesi për investitorin, bashkëshortin/en tuaj dhe fëmijët nën moshën 21 vjeçare. Kjo vizë është në dispozicion vetëm për qytetarët e vendeve që kanë një traktat të E-2 me Sh.B.A., Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë në mesin e këtyre vendeve. Viza E-2 kërkon që një individ të hapë dhe operojë një biznes në Sh.B.A. Viza E-2 mund të zgjasë 2-5 vjet dhe mund të zgjatet për aq kohë sa biznesi është aktiv dhe fitimprurës. Ekzistojnë tre modele të ndryshme për një biznes E-2.

1. Modeli i ekskluzivitetit – ju ekskluzivisht krijoni një biznes dhe e administroni atë. Në varësi të asaj që ju nevojitet, në Albanian Investments Group gjithashtu mund të strukturohet një marrëveshje këshillimi dhe t’ju ndihmojë me biznesin tuaj. Nëse jeni profesionist në një biznes specifik dhe nuk keni nevojë për ndonjë këshillim, nuk jeni të detyruar të nënshkruani një marrëveshje për këtë.

2. Modeli i Pasurive të Paluajtshme- Ky model i ofron investitorit E-2 aftësinë për të investuar në pasuri të paluajtshme në Sh.B.A. Ky model i cili është modeli i preferuar për E-2 u krijua për të gjeneruar fitime më të mëdha se mesatarja për një investitor E-2. 20% e fitimeve tuaja vjetore paguhen për menaxhimin e biznesit.

3. I përshtatur – Ky model ju lejon të zgjidhni çfarëdo biznesi që dëshironi të hapni dhe të operoni në Amerikë.

Viza L-1: Visa L-1 është gjithashtu një vizë biznesi. Kjo vizë u jepet njerëzve që zotërojnë një biznes në vendin e tyre dhe duan ta zgjerojnë atë biznes në Sh.B.A. Ju do të duhet të keni në pronësi të paktën 50% të biznesit tuaj në vendin tuaj, biznesi do të duhet të ketë qenë në veprim për të paktën 3 vjet dhe të tregonte fitime edhe për këtë kohë, gjithashtu do të duhet të ketë të paktën 10 të punësuar në vendin tuaj. Viza L-1 gjithashtu mund të shndërrohet në Green Card. Pas të paktën 1 viti e gjysmë nëse biznesi në Sh.B.A. po ec mirë dhe po rritet dhe ka punonjës, ju mund të paraqisni një kërkesë EB-1C për të marrë Green Card për ju, bashkëshortin/en tuaj dhe fëmijët nën moshën 21 vjeç. Biznesi amerikan nuk duhet patjetër të jetë i njëjti biznes me atë në vendin tuaj, ai mund të jetë gjithashtu një biznes tjetër, një biznes risi ose ndonjë gjë tjetër për sa kohë që mund të ketë një lidhje midis biznesit në vendin tuaj dhe atij në Sh.B.A.

Mos lejo të ju ikë një mundësi e tillë, kontaktoni sot me Albanian Investments Group, informohu për më shumë detaje dhe fillon procedurat për t’u pajisur me Green Card amerikane.

Artikull i sponzorizuar