LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 17° clearsky_day

Prej vitesh dështon riasfaltimi i rrugës regjionale Ferizaj-Prishtinë, shkak inatet politike

Prej vitesh dështon riasfaltimi i rrugës regjionale Ferizaj-Prishtinë, shkak inatet politike

Rruga regjionale Ferizaj-Prishtinë për çdo ditë po vazhdon ta vështirëson qarkullimin e qytetarëve si pasojë e gropave dhe përmbytjeve nga uji. Kjo ka nxitur reagimin të shumta gjatë ditëve të vikendit, me arsyetime se rruga është degraduar në masë të madhe. Ndonëse rrugët regjionale i takojnë nivelit qendror për investime, por në Komunën e Ferizajt kanë thënë se mos asfaltimi i kësaj rruge ka të bëj me inate politike.

Sa herë që ka të reshura të shiut dhe borës rruga regjionale Ferizaj Prishtinë përmbytet nga uji.

Selim Marevci, zëdhënës i Komunës së Ferizajt, ka thënë se një varg projekte që ishin në kompetencë të nivelit qendror nuk janë realizuar shkaku i inateve politike.


“Qytetarët tashmë e dinë se sikur të ishte kjo rrugë nën menaxhimin e Komunës do të asfaltohej shumë vite më parë, por niveli qendror nuk po e riasfalton atë për inate politike dhe kjo po i dëmton më së shumti qytetarët e Ferizajt. Sa i përket deputetëve në Kuvendin e Kosovës nga Ferizaj e kanë pasur mundësinë ta shtyjnë përpara këtë projekt, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, ka thënë midis të tjerash Marevci.

Gentrit Gashi, banor dhe përfaqësues i një biznesi në këtë rrugë, ka thënë se po përballen me dëmtim të automjeteve.

“Nuk e di pse gjithë ai buxhet i Qeverisë së Kosovës nuk është shpenzuar deri tash kur ne për çdo ditë po qarkullojmë nëpër baltë e nëpër gropa. Kjo është shqetësuese për të gjithë neve”, është ankuar ai.

Ndërkohë reagime ka pasur edhe nga shoqëria civile në këtë komunë.

“Gjendja e kësaj rruge është shumë e rëndë dhe e rrezikshme për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.Kjo rrugë e pa përfunduar dhe mungesa e mirëmbajtjes prej katër vitesh ka krijuar telashe të vazhdueshme për të gjithë qytetarët dhe vizitësit. Dëmet që po u shkaktohen automjeteve janë të mëdha si pasojë e neglizhencës dhe dështimit të institucioneve përkatëse, pra përgjegjësia për mirëmbajen dhe përfundimin e kësaj rruge I takon ministrsië së infrastructures e cila deri më t ash ka dështuar të marrë veprime konkrete për zgjidhjen e këtij problem madhor për Ferizajn. Apelojmë urgjentisht të merren masa të menjëherëshme për riparimin dhe përfundimin e këtij projekti”, thujet midis të tjerash në reagim.

MMPHI-ja prej disa javësh nuk u është përgjigjur pyetje të Telegrafit lidhur me degradimin e kësaj rruge. Por në vendimin e kësaj ministrie qartësohet se kjo rrugë do të ndërtohet pasi që ka nisur procesi i shpronësimit.  Lidhur me këtë çështje MMPHI-ja, nëpërmjet një njoftimi muaj më parë ka treguar se ka mbajtur edhe dëgjime me qytetar me qëllim të përmbushjes së kritereve ligjore. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Azia
Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Amerika
Kalo në kategori