LAJMI I FUNDIT:

Prej sot fillon thirrja e fundit IPARD 2 në Maqedoni, afati i fundit për aplikim është 18 shtatori

Prej sot fillon thirrja e fundit IPARD 2 në Maqedoni, afati i fundit për aplikim është 18 shtatori

Gjithsej 8.8 milionë euro do të jetë mbështetja financiare e thirrjes së fundit IPARD 2 që do të shpallet sot. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është data 18 shtator i vitit 2023, ndërsa investimet që do të miratohen, duhet të realizohen brenda deri më 31 maj. Kërkesa për pagesë duhet të dorëzohet deri më 30 qershor, ndërsa më pas Agjencia e Pagesave në afat prej gjashtë muajve (deri në fund të vitit) është e obliguar t’i paguajë mjetet.

Në thirrjen publike nuk janë të pranueshme Investimet në punë ndërtimore. Thirrja ka për qëllim ekskluzivisht për furnizimin e pajisjeve përpunuese. Në lidhje me investimet që kanë të bëjnë me prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme, janë të pranueshme vetëm investimet për furnizimin dhe instalimin e pajisjeve për prodhimin e energjisë për nevoja vetanake.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, qëllimi është shfrytëzimi maksimal i IPARD 2 “deri në euron e fundit”. Tani për tani, siç theksoi dje, janë lidhur 2 369 marrëveshje, që është më shumë se numri i përgjithshëm i marrëveshjeve në Serbi, Shqipëri dhe Mal të Zi së bashku.


Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori