LAJMI I FUNDIT:

Nga muaji shkurt, prokurorët e gjyqtarët paguhen nga 1400 deri në 3 mijë euro

Nga muaji shkurt, prokurorët e gjyqtarët paguhen nga 1400 deri në 3 mijë euro

Rritje të pagave do të kenë 450 gjykatës, 210 prokurorë dhe zyrtarë të administratës.

Gjithsejtë janë rreth 700 zyrtarë të Shtetit që do të përfitojnë nga vendimi i Kryeministrit për rritje pagash për kabinetin qeveritar që prek edhe sistemin e drejtësisë.


Nga 7 deri 10 milionë euro do të shkojnë më shumë nga buxheti i Shtetit për këtë kategori të zyrtareve shtetërorë. Në Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave thonë se janë bërë gati që pagat e janarit t’u dalin me rritje prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Tashmë është e sigurtë se pagat e gjyqtareve dhe prokurorëve do të dalin me rritje. Ky vendim është marrë krahas rritjes së pagave që u janë bërë zyrtarëve të tjerë të qeverisë. Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ai ka thënë se përgatitjet janë bërë edhe me Ministrinë e Financave dhe se alokimi i pagave me rritje do të vazhdojë rrjedhshëm për prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës.
“Ministria e Financave i ka bërë të gjitha përgatitjet, do të bëhet alokimi i mjeteve dhe pagat do të dalin me rritje. Ministria i ka listat e prokurorëve, gjyqtarëve etj”, tha Abelard Tahiri të shtunën për Gazetën Express.

Pasi Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj morri vendim për rritje të pagave për funksionarët e lartë publikë dhe për një pjesë të caktuar të shërbyesve civilë. Gjyqtarëve dhe Prokurorëve automatikisht u solli rritje të pagave. Rritje e cila pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit miliona euro.

Sipas këtij vendimi Haradinaj nga muaji janar do të paguhet 2950 euro, ndërkohë që deri më tash ai është paguar 1550 euro në muaj.

Ndërsa paga për zyrtarët e prokurorisë do të sillen prej 1400 deri në 3 mijë euro.

Vendimi i kryeministrit Haradinaj është cilësuar si vepër penale pasi Kodi Penal i ndalon personit zyrtar të vendosë për një çështje që ka interes të drejtpërdrejtë financiar.

Zyrtarët e Qeverisë nuk kanë sqaruar se nga kanë arritur t’i sigurojnë paratë për rritjen e pagave pasi kur ishte miratuar buxheti i shtetit për vitin 2018 nuk ishte paraparë një rritje e tillë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori