Pesëvjeçarja bionde, Aida Kuçuk, ishte viktima e parë fëmijë gjatë rrethimit të Sarajevës. Ajo vdiq pasi u godit nga një copë predhe, teksa flinte në një banesë në lagjen “Gërbavica” të Sarajevës, raporton Al-Jazeera Balkans.
Vajza që kishte vetëm të atin, meqë nëna i kishte vdekur katër muaj pas lindjes së saj, ishte me pjesën tjetër të familjes në banesë, ndërsa babai i saj me bashkëluftëtarët e tij. Familja e nxori para ndërtesës për të kërkuar ndihmë. Për ngjarjen, babai mëson nga radiomarrësi.

“E përmendën të njëjtën rrugë, numrin e ndërtesës dhe hyrjen ku ishte vajza ime. Megjithatë, thanë se ishte një djalë, e kjo pak më qetësoi. Por, lajmi përsëritej dhe atëherë në mua u zgjua ndjesia se ishte Aida”, thotë Fahrudin Kuçuk, transmeton Telegrafi. “Një shrapnel (copë granate) i vetëm, që ishte si gjilpërë, e shpoi gjithë atë mur dhe e preku arterien e saj kur flinte. Kjo matematikisht është e pamundur. Të gjithë në banesë mendonin se flinte, e kur e panë se nuk zgjohej, e dërguan në korridor ku e vërejtën edhe gjakun”.
Pavarësisht nga kjo, ndihma e shpejtë nuk lejohej të kalonte deri te ndërtesa ku ndodhi sulmi. Aida mezi u dërgua në spital në Lukavicë, por atëherë ishte gjithçka vonë.
“Për shkak të të shtënave, varrimi iu bë tek pesë ditëve. Kur u kthyem nga varrimi, e dija se duhej vazhduar tutje. Por, më nuk mendoja për veten. E kisha njëjtë për çfarëdo që më gjen. Kur shkova në linjën e frontit, as nuk përkulesha, thuajse kërkoja të goditesha”, rrëfen babai që sot ka tri vajza nga martesa tjetër dhe vetëm një foto të Aidës të shkrepur në prag të Vitit të Ri 1992.
Pas luftës, Kuçuku iu dha shkrimit. Libri i parë i tij titullohej “Sekreti i dhomës yjore”. Më vonë ai ka shkruar edhe për fëmijë, ndërsa merrej edhe me teatrin e kukullave.

“Kur e botova librin ‘Xhuxhi Dado’, e kam marrë një letër. E kam parë se ishte dorëshkrimi i një fëmije. Futem në ashensor dhe nisa ta lexoj. Aq shumë kam qarë, sepse një fëmijë – me ndihmën e nënës e përmes këtij libri – kishte mësuar të lexonte. Donte të më takonte. E takova Tarikun. Nëna e tij më thotë se kishte lindur më 18 maj, të njëjtën ditë si unë. Pastaj e kupton se jeta është magji, se asgjë nuk është e rastësishme…”, thotë Kuçuku, i cili këtë vit është nominuar për çmimin më të madh për letërsinë për fëmijë, të quajtur “Astrid Lindgren” – sipas autores së librave “Pipi çorapegjata”.
“Të paktën, 90 për qind e motivimit për të shkruar më vjen nga fëmija im që iki nga kjo botë. Nga momenti më i keq i saj mendoj se po e nxjerri më të mirën. Takimet me fëmijë për mua janë një ilaç”, thotë autori që me kolegët ka nisur Festivalin e Artit të Fëmijëve që fillon çdo vit në datën kur vdiq Aida: më 2 maj. Çmimi special për fëmijën që shkruan përrallën më të bukur mban pikërisht emrin e saj.
Sikur të ishte gjallë, Aida sot do të ishte 30 vjeçe. Babai i saj shpreson se një ditë do ta takojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët