LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat e ndeshjes Mali i Zi – Kosovë: Tifozët me bileta VIP, hilja e Aro Muriqit, përjashtimi i menaxherit të Kosovës dhe presioni i Savicevicit te gjyqtarët

Prapaskenat e ndeshjes Mali i Zi – Kosovë: Tifozët me bileta VIP, hilja e Aro Muriqit, përjashtimi i menaxherit të Kosovës dhe presioni i Savicevicit te gjyqtarët
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Kosova ka luajtur baras ndaj Malit të Zi në Podgoricë 1-1 në një ndeshje ku shumë lehtë kemi mundur ta fitojmë.

Përtej asaj që u pa në ekranet televizive, Telegrafi u sjell disa nga prapaskenat më interesante të kësaj ndeshje.

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Tifozët e Kosovës më bileta VIP, hilja me mbrojtëse e Aro Muriq dhe humbja e topit jashtë stadiumit, përjashtimi i menaxherit të Kosovës dhe presioni i presidentit të federatës së Malit të Zi, Dejan Savicevic tek gjyqtarët e ndeshjes, ishin disa nga gjërat më pikante që nuk u panë.


Tifozët Dardanë me bileta VIP dhe kryetarët e klubeve

Ndeshja ishte pa tifozë, por katër tifozë Dardanë kishin marrë biletat VIP nga FFK dhe ishin prezent në stadium me simbole shtetërore. Te ftuar VIP nga FFK ishin krerët e klubeve si Naser Ramaj i Feronikelit dhe Arsim Kabashi i Ballkanit.

Spikeri i stadiumit foli në gjuhën malazeze dhe shqipe

Spikeri  zyrtar i stadiumit foli në dy gjuhë, atë malazeze dhe në gjuhën shqipe.

Respekti i të gjithëve për Fatos Beqirajn

Kur u prezantua kapiteni i Malit të Zi, Fatos Beqiraj, të gjithë në stadium duartrokitën, si gazetarë, por edhe të pranishmit malazezë e shqiptarë nga Kosova.

Yjet e Malit të Zi, Joveti e Savic në përkrahje të skuadrës

Kapiteni i Malit te Zi, Stevan Savic si dhe ylli i sulmit Stevan Jovetic ishin të lënduar, por ishin të pranishëm në stadium pran presidentit Dejan Savicevic për ta përkrahur ekipin e tyre.

Pesë minuta lojë, Mirlind Kryeziu në nxehje

Vetëm pas pesë minutash lojë, trajneri Bernard Challandes e ngriti në nxehje qendërmbrojtësin Mirlind Kryeziu, duke parë që kapiteni Amir Rrahmani nuk ishte në 100% e tij.

Lëndimi i Zeneli, fair-play nga trajneri i Malit të Zi

Në momentin e lëndimit të Arbër Zenelit, Mali i Zi ishte në sulm, mirëpo trajneri i Malit të Zi, Dzudovic, me zë të lartë u kërkoi lojtarëve të tij ta nxjerrin topin jashtë vijave për t’iu dhënë ndihma nga mjekët. Futbollistëve vendas nuk iu pëlqeu kërkesa e trajnerit dhe u revoltuan.

Zeneli u largua me lot në sy nga fusha dhe me ndihmën e mjekëve.

 Challandes i nervozuar me vonesën e Zhegrovës

Bernard Challandes ishte i nervozuar me Edon Zhegrovën i cili u vonua deri sa u përgatiti për tu futur në ndeshje, duke i bërtitur paksa me zë  më të lartë.

Nuhiu e kishte harruar fanellën në zhveshtore

Sulmuesi Atdhe Nuhiu e kishte harruar fanellën në zhveshtore. Vetëm pas fillimit të pjesës së dytë e pa që i mungonte dhe shkoi në zhveshtore për ta marr dhe tu rikthyer përsëri në bankë.

Fëmijët tifozë për Malin e Zi

Fëmijët që dolën me lojtarët në fushë, pas fillimit të ndeshjes u dërguan në tribuna ku i  përkrahnin futbollistët malazezë duke bërtitur: Duam fitore, duam gol.

Muric e humb topin jashtë stadiumit

Aro Muric në minutën e 70 intervenoi para Fatos Beqirajt duke e dërguar topin jashtë stadiumit.

‘Hilja’ e Muric me mbrojtëset dhe kartoni i verdhë

Muric i kishte hequr mbrojtëset dhe gjyqtari  Daniele Orsato e ndërpreu ndeshjen. Një pjesëtar i stafit ia riktheu ato. Pasi i vendosi, Muric u ndëshkua me të verdhë.

Menaxheri i Kosovës, Bajram Shala përjashtohet nga gjyqtari

Pasi gjyqtari nuk ndaloi një goditje dënimi për Milot Rashicën, menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, protestoi ashpër dhe pas kësaj u përjashtua nga gjyqtari Orsato.

Savicevic presion gjyqtarëve

Kryetari i FF të Malit të Zi, Dejan Savicevic vazhdimisht qëndronte në këmbë ku shpesh herë me tone të ashpra protestonte ndaj gjyqtarit Orsato.

Ai e di mjaftë mirë edhe italishten ./Telegrafi /

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori