LAJMI I FUNDIT:

Pranvera është afër, ky është fustani që duhet ta keni patjetër në këtë stinë

Pranvera është afër, ky është fustani që duhet ta keni patjetër në këtë stinë

Të gjithë po bëhemi gati për një sezon të ri, më të ngrohtë, por edhe më të qetë sa i përket pandemisë

Edhe pse në kohë të vështira, pasarelat e modës kanë sjellë propozimet e tyre përsa u përket trendeve që do të shpërthejnë në kohën më të dashur të vitit.


Një prej veshjeve që kanë nisur të dominojnë e duhet të jetë patjetër pjesë e gardërobës në pranverë – verë 2021 është fustani i mëndafshit.

Ka nisur të prezantohet nga markat më në zë në fushën e modës dhe jo më kot. Është një prej veshjeve që gjithmonë janë konsideruar me një kombinim të përsosur të luksit me elegancën, por njëkohësisht edhe tepër seksi për darkat private.

Nëse po kërkoni diçka të thjeshtë për një ngjarje private ku doni të dukeni sa më bukur, provoni këto zgjedhje, të cilat, duhet të jenë në gardërobën e sezonit të ngrohtë, me çdo kusht.

Emrat e mëdhenj të modës e kanë konfirmuar: fustani i mëndafshtë është gjithçka ju duhet në pranverë – verë 2021.