Pranohen pjesërisht kërkesat e personave me nevoja të posaçme në RMV
Personat me nevoja të posaçme do të lirohen tërësisht nga participimi për shërbimet shëndetësore, do të kenë rritje të shtesave prej 78% ndërsa do të marrin ndihmën e asistentëve personalë për 160 orë në muaj dhe jo për 80 orë siç ishte deri më tani. Propozim ndryshimet ligjore tashmë janë në procedurë, të iniciuara nga një grup deputetësh. Nisma erdhi pas kërkesave të organizatës joqeveritare “Ndryshojmë”.
“Kërkuam që ligji të plotësohet sepse ligji ka lëshime. Të gjitha kërkesat janë dorëzuar deri te të gjitha komisionet politike ku përfshihet arsimi, mbrojtja shëndetësore dhe besoj se ky është një fillim që të gjithë do e bëjmë. Nuk mundemi brenda natës t’i bëjmë ndryshimet por besojmë se filloi abazhuri të lëvizë për të mirën tonë”, tha Suaret Alishan, Koalicioni “Ndryshojmë”.
Deputeti Arben Ziberi nuk sheh pengesa për miratimin e ndryshimeve meqë nisma është bërë në koordinim me një sërë institucionesh.
“Besoj se do gjejmë përkrahjen e të gjitha grupeve parlamentare ku do të miratohet një ligj i tillë. Besoj se së shpejti ky ligj do të hyjë në fuqi dhe do të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ky ligj është bërë edhe në koordinim me Fondin Shëndetësor dhe Ministrinë e Punës Sociale dhe besoj se për kohë të shpejtë do kalojë në seancë plenare”, u shpreh Arben Ziberi, Kryetar i Komisionit për Shëndetësi.
Personat me nevoja të posaçme kanë edhe shumë kërkesa të tjera sa iu përket të drejtave të tyre. Koalicioni “Ndryshojmë” paralajmëron protesta kundër miratimit të një strategjie e cila është iniciuar nga Qeveria, për të cilën shoqatat thonë se nuk janë konsultuar aspak, nuk përfaqësojnë të drejtat e kësaj kategorie të qytetarëve por interesat e disa subjekteve të tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'