LAJMI I FUNDIT:

“Prania ushtarake në Evropë nuk do të zgjasë përgjithmonë”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka një ‘thirrje zgjimi’ për Evropën

“Prania ushtarake në Evropë nuk do të zgjasë përgjithmonë”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka një ‘thirrje zgjimi’ për Evropën

“Evropa nuk mund të supozojë se prania ushtarake e SHBA-së në kontinent do të zgjasë përgjithmonë”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në një konferencë shtypi në Varshavë, Poloni.

I pyetur nëse, si pjesë e negociatave me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara do të konsideronin uljen e pranisë së saj ushtarake në Evropën Lindore ose të heqin dorë nga prania e përhershme ushtarake në Poloni, Hegseth theksoi se vendi i tij është “i përkushtuar ndaj aleancës së NATO-s”, por sugjeroi se gjurma e saj e ardhshme ushtarake në Evropë është për debat, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

“Nivelet e trupave amerikane në kontinent janë të rëndësishme”, tha Sekretari.


“Ajo që do të ndodhë 5, 10 ose 15 vjet nga tani është pjesë e një diskutimi më të gjerë që pasqyron nivelin e kërcënimit, qëndrimin e Amerikës dhe nevojat tona në mbarë globin”, shtoi ai.

“Kjo është arsyeja pse mesazhi ynë është kaq i ashpër për aleatët tanë evropianë: Tani është koha për të investuar. Sepse nuk mund të supozosh se prania e Amerikës do të zgjasë përgjithmonë”, përfundoi deklaratën Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Ndryshe, Hegseth deklaroi se nevoja e SHBA-së për t’iu kundërvënë kërcënimeve të tjera, si Kina, do të thotë se “vendet si Polonia dhe të tjerat” do të duhet të “rriten” në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bisedimet e paqes për Ukrainën - ekziston rreziku të mbahen pa Evropën?

Bisedimet e paqes për Ukrainën - ekziston rreziku të mbahen pa Evropën?

Evropa
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Kufijtë e Ukrainës pjesë e diskutimit, anëtarësimi i saj në NATO 'i pamundur' - Sekretari amerikan i Mbrojtjes i thotë të gjitha

Kufijtë e Ukrainës pjesë e diskutimit, anëtarësimi i saj në NATO 'i pamundur' - Sekretari amerikan i Mbrojtjes i thotë të gjitha

Botë
Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Vuçiq paralajmëroi një tubim në një qytet në Serbi, qytetarët ia bllokojnë rrugën me traktorë

Vuçiq paralajmëroi një tubim në një qytet në Serbi, qytetarët ia bllokojnë rrugën me traktorë

Serbia
Kalo në kategori