LAJMI I FUNDIT:

Me pranga në duar, biznesmeni Ilir Rrapaj hyn në Kuvendin e Shqipërisë, do të pyetet për “Sterilizimin”

Me pranga në duar, biznesmeni Ilir Rrapaj hyn në Kuvendin e Shqipërisë, do të pyetet për “Sterilizimin”

I shoqëruar nga forca të shumta policie, biznesmeni Ilir Rrapaj, i arrestuar me urdhër të Prokurorie Posaçme SPAK si i akuzuar për koncesionin e Sterilizimit, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku do të dëshmojë në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë.

Në videon e siguruar nga A2 CNN, Rrapaj shihet teksa del me pranga në duar nga një furgon i policisë së Burgjeve për të hyrë në sallën ku do të zhvillohet seanca dëgjimore.

Ilir Rrapaj dhe italiani Umbro Staccini ishin dy partnerët kryesorë të kompanisë ‘SaniService’, e cila në vitin 2015 fitoi koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit.


Koncensioni 10-vjeçar me vlerë afro 100 milionë euro iu dha kompanisë “SaniService”, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Për të njëjtën çështje në orën 18:00 do të dëshmojë para ligjvënësve në komision edhe ortaku i tij, raporton A2 CNN.

Biznesmeni Ilir Rrapaj u arrestua më 16 gusht të këtij viti së bashku me ish-zv/ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, i cili u pyet në muajin shtator nga komisioni hetimor. Për koncesionin e sterilizimit pritet që të merret në pyetje edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili po ashtu ndodhet pas hekurave

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori