Komuna e Gjakovës ka mirëpritur iniciativën dhe donacionin nga kompania e ndërtimit “Pozhegu Brothers”, iniciativë kjo e cila kontribuon në pasurimin e ambientit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve dhe regjionit të Gjakovës me rastin e përkrahjes së Maratonës “Vrapo për natyrën” .
U nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi në mes Komunës së Gjakovës dhe kompanisë “Pozhegu Brothers”.
Qëllimi i këtij memorandum bashkëpunimi është organizimi i Maratonës së Malësisë së Gjakovës me moton “Vrapo për natyrën”2016, ku Operatori Ekonomik “Pozhegu Brothers” do të mbështes Komunën e Gjakovës me mjete financiare në vlerë prej 3,050.00 euro për organizimin e Maratonës që do të mbahet më datën 15-16 Tetor 2016.
Komuna e Gjakovës në kuadër të realizimit të strategjisë për promovimin e turizmit dhe të ngritjes së zhvillimit ekonomik lokal duke e promovuar Malësinë e Gjakovës me zonën e Shqipërisë si dhe Bashkinë e Tropojës, përmes maratonës me moton “Vrapo për natyrën”2016, do të rikthejë në vëmendjen e të gjithë investitorëve të huaj dhe vendor bukurit e natyrës së Malësisë së Gjakovës dhe më gjerë.
Pozhegu Brothers duke e parë rëndësinë e Maratonës me moton “Vrapo për natyrën”2016, që do të mbahet më datën 15-16 Tetor 2016, Komunën e Gjakovës e ka mbështetur me mjete financiare në vlerë prej 3,050.00 euro për mbjelljen e fidaneve në rrugën rajonale Gjakovë – Bajram Curr.
Pozhegu Brothers dhe Komuna e Gjakovës janë dakorduar që shuma e mjeteve financiare në vlerë prej 3,050.00 euro të ndahen për mbulimin e shpenzimeve të mbjelljes së 700 fidaneve si pisha, bli dhe 200 fidane tjera janë blerë për tu mbjellur në rrugën rajonale Gjakovë – Bajram Curr, për operatorin që do të bëjë rimbjelljen e fidaneve.
Z.Pozhegu, drejtues i kompanisë tregon se ne si kompani e kemi programin e Përgjegjësi Shoqërore Korporative (CRS), në bazë të këtij programi ne mundohemi t’i kontribuojmë komunitetit, shoqërisë Kosovare në përmirësimin e jetës dhe ambientit.
Qëllimi i mbjelljes në veçanti i këtyre llojeve të drunjve si: bli, pish dhe drunj të tjerë për gjelbërim është absorbimi i dioksid karbonit CO2, si dhe më këtë rast kontribuon në rregullimin e klimës së ambientit ku jeton komuniteti.
Komuna e Gjakovës ka qenë mirënjohëse dhe bashkëpunuese në programin tonë CRS të cilët janë bashkë-dyzuar në kauzën e organizimit të maratonës së Malësisë së Gjakovës, ku si program e kanë përafrimin e komuniteteve në rajon.
Mbjellja e fidaneve veç ka filluar të bëhet dhe do të jetë e përfunduar me datën 15 tetor 2016, ditën kur të mbahet maratona.
Kompania “Pozhegu Brothers” vazhdon të jetë një shembull nga sektori privat, për kujdesin ndaj komunitetit duke ideuar dhe implementuar vazhdimisht iniciativa si Gjelbërimi i Hapësirave, Ndihma për 300 familje në nevojë, Aftësime profesionale në shitje dhe patundshmëri për 20 të rinjtë/rejat, në kuadër të programit “Pozhegu Brothers” për komunitetin.
“POZHEGU BROTHERS” merret me zhvillimin dhe krijimin e patundshmërisë së re rezidenciale dhe komerciale.
Me mbi 8 vite përvojë pune në fushën e ndërtimit, është punuar që kompania të orientohet në krijimin e banesave të sigurta ekologjike, blloqeve banesore me organizim të objekteve sipas rregulloreve teknike të Kartës së Athinës, rregulloreve profesionale në lëmin e Arkitekturës dhe te Ndërtimtarisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sa kushton shporta e konsumatorit në Kosovë?

ATK me apel për qytetarët: Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Çmimi i Bitcoin bie nën 80 mijë dollarë - pse po humb vlerë kriptovaluta kryesore?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet