LAJMI I FUNDIT:

Potter e pranon se ka shumë lojtarë te Chelsea: Jemi të detyruar të shesim

Potter e pranon se ka shumë lojtarë te Chelsea: Jemi të detyruar të shesim

Chelsea ka qenë skuadra më aktive në dy afatet e fundit kalimtarë për transferimin e futbollistëve.

Londinezët kanë angazhuar futbollistë të shumë dhe tani janë detyruar që në verë të shesin.

Ka qenë edhe trajneri i Chelseat, Graham Potter që e ka pranuar se kanë shumë lojtarë në radhët e veta dhe tanimë situata është komplikuar.


“Kemi një organikë të zgjeruar, është një sfidë për klubin tani. Janë lojtarë të mirë të gjithë, por situata është e komplikuar. Megjithatë, në këtë pikë i takon klubit ta zgjidhë sepse kjo nuk është në dorën time”.

“Ajo që unë dua të theksoj është se vlerësoj jashtë mase Mason Mount si futbollist, por edhe si person. Gjithashtu kam një respekt të madh për Kovacic, ai ka qenë edhe kapiten i skuadrës”, tha Potter.

Tutje trajneri anglez ka folur edhe për shitjet që pritet të ndodhen në verë, por edhe për rikthimin e mundshëm të Romelu Lukakut në Stamford Bridges.

“Por tani situatën e tij i takon ta zgjidhë me klubin. Kjo botë nuk është asnjëherë ideale dhe duhet të përballemi me të. Në verë duhen marrë disa vendime”.

“Duhet bërë biznes ashtu siç bëjnë klubet e tjera dhe të pranojmë më të mirë për klubin dhe për fushën. Nuk duhet të shqetësohemi për asgjë tjetër”.

“Sa i përket Lukakus duhet të presim që të përfundojë këtë sezon me Interin dhe më pas të shohim. Është një lojtar që e admiroj shumë, por vetëm në fundin e sezonit mund të flasim më konkretisht”, u shpreh Potter. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori