Post Malone e ka dëshmuar se bën gjithçka për admiruesit e muzikës së tij, siç edhe ka ndodhur me rastin e fundit.

Në një nga koncertet e tij në Seattle, dy fanse u ngjitën në skenë ku po i priste këngëtari dhe që më pas filloi me ceremoninë e dasmës.


Vajzat qëndruan ballë për ballë, ndërsa reperi kërkonte vëmendjen e të gjithëve dhe më pas ai i udhëhoqi ato nëpër disa hapa të shkurtër për t’i thënë 'PO' njëra-tjetrës – ndonëse turma duartrokiste vazhdimisht.

Screenshot 12 9 Foto: Screenshot/TMZ

Pasi çifti shkëmbyen ‘PO’-të me njëra-tjetrën, Post u dha atyre dritën jeshile për puthjen.

Artisti i shpalli të martuar përpara audiencës, gjersa të gjithë u shfaqën të lumtur e duke brohoritur tërë kohën.

Screenshot 11 7 Foto: Screenshot/TMZ

Kjo nuk është hera e parë që Malone bën një gjë të tillë, madje është kthyer në yllin e preferuar për shkak të këtyre veprimeve.

Ai muajin e kaluar zbuloi gjininë e një çifti duke treguar se dy nga fansat e tij po prisnin një vajzë.

Screenshot 13 7 Foto: Screenshot/TMZ

Për këtë pati reagime të shumta në internet, gjë që bëri ta vlerësojnë edhe më shumë kompozitorin amerikan. /Telegrafi/

Screenshot 10 8 Foto: Screenshot/TMZ