Portugalia merr kreun e grupit (Video)

Kombëtarja e Portugalisë e ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të Kupës së Konfederatave.
Cristiano Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij triumfuan me rezultat 1-0 kundër nikoqirit, Rusisë, në ndeshjen e zhvilluar në Otkrytie Arena në Moskë.
Ndeshja u vendos nga një gol i lojtarit kryesor të portugezëve i shënuar në minutat e para të ndeshjes.

Pas një harkimi të Raphael Guerreiros, CR7 e shënoi me kokë golin e fitores (8’).
Kampioni i Evropës tash numëron katër pikë dhe është në krye të Grupit A.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Grupin A, Portugalia luajti baras (2-2) kundër Meksikës, ndërsa Rusia fitoi me rezultat 2-0 kundër Zelandës së Re.
Takimi tjetër zhvillohet ndërmjet Meksikës deh Zelandës së Re që do të vendosë për renditjen e plotë tabelare pas xhiros së dytë. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5rj7sw_cristiano-ronaldo-goal-hd-russia-0-1-portugal-21-06-2017_sport


















































