LAJMI I FUNDIT:

Portieri i Metzit e ndjek Mbappen pas zemërimit të golit të vonshëm, Neymar e ‘shpëton’ francezin duke e rrëzuar kundërshtarin

Portieri i Metzit e ndjek Mbappen pas zemërimit të golit të vonshëm, Neymar e ‘shpëton’ francezin duke e rrëzuar kundërshtarin

Kylian Mbappe duhej të mbrohej nga Neymar, pasi francezi zemëroi portierin e Metz, Alexandre Oukidja, i cili e ndoqi atë për t’u sqaruar pas golit të vonshëm që i dha fitoren PSG-së.

Gjërat nuk janë aq të lehta për PSG-në për momentin, edhe pse ata kanë shkuar në krye të Ligue 1 me shtatë pikë tashmë, pasi kanë shënuar 20 gola në vetëm shtatë ndeshje.

Javën e kaluar ata barazuan ndeshjen e tyre të parë të Ligës së Kampionëve ndaj Club Brugge, madje edhe me treshen e sulmit Mbappe, Neymar dhe Lionel Messi.


Vazhdon seria e fitoreve të PSG-së, triumfon në udhëtim te Metz
Lexo po ashtu Vazhdon seria e fitoreve të PSG-së, triumfon në udhëtim te Metz

Kishte tension mes Messit dhe Mauricio Pochettino në fundjavë, pasi gjigantët francezë kishin nevojë për një gol të fitores vetëm në minutën e 93-të kundër Lyonit, dhe të mërkurën ata u gjenden përsëri në situatën e njëjtë.

Achraf Hakimi shënoi në minutën e 95-të për të fituar të tre pikët në fitoren 2-1 ndaj Metz, por gjërat nuk përfunduan mirë gjatë festës.

Mbappe i tha diçka portierit Oukidja, i cili u ndje i fyer mjaftueshëm për të ndjekur fituesin e Kupës së Botës për t’u kacafytur apo sqaruar me të.

Megjithatë, ishte Neymari i cili arriti të mbrojë shokun e tij të skuadrës dhe të rrëzojë në tokë portierin 33-vjeçar.

Oukidja vazhdoi të shfaqte bezdinë e tij pas përfundimit të ndeshjes ndaj asaj që ndodhi, me lojtarët e PSG-së që ende ishin duke festuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori