Pasi luftoi me diellin e fortë që po binte në sytë e tij, portieri i Leeds United, Felix Wiedwald iu dha një ndihmë nga një tifoz i klubit, i cili ia huazoi kapelën për ta mbrojtur nga dielli.

Një ndodhi interesante ka ndodhur në kategorinë e dytë të futbollit anglez apo në Championship në ndeshjen mes Barnsley dhe Leeds.


Në një pasdite të ndritshme në Yorkshire, portieri Wiedwald ndjeu se dielli i fortë po ndikonte në pamjen e tij gjatë pjesën së parë në Oakwell.

Kështu, portieri mysafirë nxiti një nga mbështetësit e Leedsit për t’ia dhënë atij kapelën e tij në mënyrë që mos të kishte probleme me shikimin.

tifozi. 1

Tifozi pa u menduar dy herë ia dha kapelën, teksa ky gjest u duartrokit nga tifozët tjerë dhe i dhanë ovacione të shumta.

portieri

Ky gjest doli të ishte me fat pasi pa kaluar mirë dy minuta skuadra mysafirë e Leedsit gjeti golin e epërsisë.

Ndërsa, në fund të ndeshjes tifozët mysafirë të Leedsit që kishin udhëtuar në numër të shumtë ishin shumë të lumtur, pasi ndeshja përfundoi me fitoren e skuadrës së tyre me rezultat 2-0.

tifozi

Edhe saga e kapelës erdhi në një përfundim të lumtur pasi tifozit iu kthye kapela nga portieri i skuadrës së tij gjatë pjesës së dytë. /Telegrafi/

telegrafi sport app