Porsche prezantoi makinën e parë elektrike, me pesë minuta mbushje mund të lëvizë 100 kilometra

Më në fund, katër vite pasi u shfaq për herë të parë, Porsche e prezantoi modelin Taycan, makinën e parë tërësisht elektrike
Në tri organizime që u zhvilluan në të njëjtën kohë, në Kanada, Kinë dhe Frankfurt Motor Show në Gjermani, u prezantua kjo makinë që ngjashmërinë më të madhe e ka me 918 Spider dhe 919 Hybrid, që është fituesi i trefishtë në Le Mans, transmeton Telegrafi.
Shpejtësia maksimale e Taycan është 216 kilometra në orë, derisa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund ta zë për 2.8 sekonda, derisa në 200 kilometra në orë mund të arrijë për 9.8 sekonda. Të gjitha këto, mund t’i bëjë me radhë dhe pa e humbur energjinë, sepse e ruan në hapësirat e veçanta, për ta shfrytëzuar varësisht nga nevoja.
Motori me 560 kW i mundëson të prodhojë 750 kuaj fuqi, ndërsa maksimumi i sistemit të rrotullimit është 1,050 nm. Ky kapacitet i ka mundësuar Porsche Taycan, që ta përfundojë pistën e Nurburgringut të Gjermanisë për shtatë minuta e 42 sekonda.
Por, me rrëndësi është autonomia e madhe dhe atë në distanca të gjata. Andaj, kjo makinë elektrike ka autonomi deri në 450 kilometra, apo 65 kilometra më shumë se autonomia që e ofron Tesla Model S.
Kapaciteti i mbushjes me 270 kW, i mundëson që në kushte ideale, që me mbushje për vetëm pesë minuta, mund të lëvizë deri në 100 kilometra.
Deri më tani, Porsche Taycan është testuar në rrugë dhe terrene të vështira, përfshirë rrugët me borë dhe ato me rërë, nëpër mot të nxehtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Modeli i ri Y i Tesla tani në shitje - zbulohen çmimi dhe specifika të tjera

Mercedes: Ekranet e mëdha nuk e përcaktojnë nëse një veturë është luksoze

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet
Toyota ndal prodhimin e markës Corolla

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri