LAJMI I FUNDIT:

Polonia e para në BE për nga rritja e Produktit të Brendshëm

Polonia e para në BE për nga rritja e Produktit të Brendshëm

Polonia është e para në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) me rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë të 2018-së, pas rritjes prej 5 për qind në bazë vjetore.

Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, ndër vendet anëtare të BE-së, rritja më e lartë e PBB-së pas Polonisë është Hungaria me 4.4 për qind, Letonia dhe Rumania me 4.2 për qind, Bullgaria dhe Sllovakia me 3.9 për qind dhe Lituania me 3.7 për qind renditen gjithashtu në krye të listës.


Krahasuar me tremujorin e paraprak, PBB-ja e Bullgarisë u rrit me 0.8 për qind, e cila renditet e katërta ndër vendet anëtare të BE-së pas Rumanisë me 1.4 për qind, Sllovakisë dhe Suedisë me 1 për qind, Lituanisë, Hungarisë dhe Polonisë me 0.9 për qind. Një rritje prej 0.8 për qind në tremujorin e kaluar u arrit edhe nga Qiproja dhe Letonia.

Produkti i Brendshëm i Eurozonës dhe BE-së u rrit me 0.4 për qind në tremujorin e dytë të vitit krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Në tremujorin e parë, Eurozona dhe PBB-ja e BE-së u rritën me 0.4 për qind, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, Eurozona dhe PBB-ja e BE-së u rritën me 2.2 për qind pas rritjes vjetore prej 2.5 për qind dhe 2.4 për qind në tremujorin e mëparshëm. /Telegrafi/