Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili e konsideroi Shqipërinë një histori suksesi në turizëm, ndërsa ftoi investitorët e huaj të investojnë në vendin tonë.
Pololikashvili iu drejtua sot Konferencës për Investimet dhe Zhvillimin Ekonomik të Evropës e Shqipërisë, organizuar së bashku me Organizatën Botërore të Turizmit ku u prezantua botimi prestigjioz “Tourism Doing Business: Investing in Albania”.
“Duam të motivojmë çdokënd që të investojë në Shqipëri. Jam i dashuruar me këtë vend. Vërej se këta njerëz janë serioz, punojnë seriozisht, janë partnerë të mirë dhe meritojnë më shumë investime dhe më shumë veprimtari ekonomike në këtë vend”, u shpreh ai.
Sekretari i Përgjithshëm i OBT-së vuri theksin te ndryshimi dhe zhvillimi dhe po merr Shqipëria çdo vit.
“Shqipëria ka ndryshuar shumë, edhe krahasuar me një vit më parë kur e vizitova për herë të parë. Qeveria po u krijon mundësi investitorëve. Shikojmë ndërtime të reja, ke një ndjesi të re që e përjeton në qytet. Kjo na krijon një ndjesi të mirë dhe i jep ngacmimin emocional investitorëve. Pasi kemi investitorin emocional dhe tjetrin, atë klasikun. Por në fund të ditës çdo investitor bën llogari me shifra”, tha ai.
Sipas Pololikashvilit, turizmi është mënyra më e shpejtë për të krijuar vende pune.
“Ne duam të motivojmë investitorët që të vijnë të shijojnë Shqipërinë dhe më pas të investojnë, sepse detyra jonë është të krijojmë vende të reja pune dhe turizmi është mënyra më e mirë për të krijuar vende pune në mënyrën më të shpejt”, tha ai.
Ndërsa u ndal te rëndësia e investimeve në infrastrukturë, ai theksoi rëndësinë e edukimit në turizëm.
“Ne mund të ndërtojmë tunele, rrugë, ndërtesa, mund të mikpresim 10 milionë turistë, por sërish çdo 10 ose 20 dollarë i investuar në edukim do ta kthejë mbrapsht investimin. Ndaj do të krijojmë një qendër edukimi në Shqipëri që t’i shërbejë rajonit, një qendër rajonale. Në partneritet me shkollat e biznesit kemi krijuar qasje në programet e tyre dhe në Tiranë
do t’u ofrojmë studentëve mundësinë të mësojnë e trajnohen. Turizmi po zhvillohet dhe fatkeqësisht kërkesa është shumë e madhe, por edhe mungesa po aq e madhe. Ndaj ne rekomandojmë edukimin e turizmit”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i OBT-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit