Rreth 95 për qind e sipërfaqeve të mbjella me grurë në rajonin e Pollogut janë korrur. Kësi soji, korrje-shirjet pritet që këtyre ditëve të përfundojnë tërësisht. Deri më 24 korrik, sipas të dhënave që ka siguruar Njësia Rajonale e Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë, gjithsej këtë vit ishin mbjell 5 mijë hektarë me grurë dhe pjesa më e madhe është korrur, por kanë ngelur vetëm disa parcela më të vogla.
“Në bazë të dhënave që kemi grumbulluar ne si njësi rajonale nga mullinjtë që bëjnë grumbullimin e grurit nga prodhuesit në rajonin e komunës se Tetovës deri tani janë korrur rreth 95 për qind nga e gjithë sipërfaqja e mbjellë me grurë, por këtu duhet të nënvizojmë faktin se këta të dhëna janë pa e përfshirë edhe rajonin e komunës së Bogovinës, ku edhe atje ka një pjesë të evidencës”, thotë Afrim Sejrani, kryeshef i Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë.
Sipas të dhënave nga kjo njësi gjatë viteve paraprake për një hektarë bujqit kanë marrë edhe nga 3 mijë kilogram grurë, kurse këtë vit ka përmirësim të dukshëm.“Këtë sezon në bazë të informacioneve nga tereni, rendimenti i grurit është më i mirë, ndërsa për një hektarë të mbjella me grurë, bujqit kanë marrë 4200 kilogram grurë. Sa i takon fuqisë së kokrrës së grurit, apo përmbajtjes së saj në brendi, ka më shumë gluten apo nuk ka, është çështje që pritet të konstatohet pas analizave shtesë”, thekson Sejrani.
Ndërkaq, gjatë vitit 2018, bujqit tetovarë kishin marrë më shumë grurë për një hektarë të mbjellë, apo rreth 4 mijë kilogram. “Mirëpo gruri dhe drithërat tjerë vitin e kaluar kanë qenë të një cilësie më të ulët për shkak se të reshurat e pandërprera të shiut në muajt qershor dhe korrik kanë ndikuar negativisht në cilësinë e grurit dhe drithërat e tjerë”, thonë nga Njësia Rajonale e Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë. Në vitet e mëhershme, respektivisht gjatë 2013 dhe 2014, për një hektarë me grurë të mbjellë, bujqit kanë marrë nga 3700 kilogram, kryesisht nga ndikimi i motit të lig, me reshje të shiut dhe me ngricat në muajt e parë të pranverës. Nga njësia rajonale e Ministrisë se Bujqësisë në Tetovë nënvizuan se në vitin 2017 ishte reduktuar dukshëm mbjellja e grurit si rezultat i kushteve klimatike gjegjësisht vërshimeve që ndodhën në rajonin e Pollogut. Krahas kulturave tjera bujqësore si elb dhe thekër, gruri është një ndër kulturat që më shumë kultivohet në rajonin e Pollogut, kurse në bazë të dhënave zyrtare janë rreth 10 mijë bujq në rajonin e Tetovës dhe komunave rurale të Pollogut të cilët kryesisht kultivojnë gurin dhe misrin, kurse shumë pak janë të përfaqësuara kulturat tjera. Për dallim nga disa vite të kaluara, këtë vit korrja ka filluar në kohë për shkak të motit të mirë. Nga ana e Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë thonë se që në pranverë bujqit duhen që të marrin masa mbrojtëse për drithërat e mbjella, ngase pakujdesia apo lënia pas dore e tyre ndikon në rendimentin e përgjithshëm./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë