Rusia përhap propagandën e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes politikanëve, institucioneve fetare dhe mediave, u konkludua në panelin “Dezinformimi në Ballkan”, i cili u mbajt më 22 shkurt në Prishtinë në kuadër të samitit ballkanik për dezinformimin. Organizator i këtij paneli ishte është portali kosovar “The Geopost”, i cili merret me luftën kundër dezinformatave dhe ndikimit nga jashtë.
Në këtë panel nuk kishte përfaqësues nga Kosova, por pjesëmarrësit nga vendet e rajonit përmendën se një pjesë e propagandës ruse i referohet mohimit që Serbia i bën pavarësisë së Kosovës, të shpallur më 2008. Përveç Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, shtetet e tjera të rajonit e njohin pavarësinë e Kosovës.
Boris Varga nga Serbia, i cili me profesion është gazetar dhe publicist, tha se propaganda ruse ishte e pranishme në vendin e tij shumë përpara nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022 dhe shtoi se pothuajse çdo regjim e mbështeti atë.
“Lufta hibride nuk bëhet vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër Perëndimit. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një zonë ideale për të shkaktuar destabilitet në fqinjësinë e BE-së”, tha ai.
i tha se Serbia nuk ka vendosur asnjë sanksion kundër Rusisë dhe se propaganda e Moskës po përhapet lirshëm në të gjitha nivelet e shoqërisë.
“Beogradi përdor propagandën pro-ruse për nevojat e veta, ndërsa është ulur në dy karrige. Kjo është mënyra se si Serbia po zgjeron ndikimin e saj në Republikën Srpska [entitetin serb në Bosnje dhe Hercegovinë] dhe në Mal të Zi”, tha ai.
Serbia nuk iu bashkua sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përsëriti se do të përpiqet ta mbajë këtë qëndrim. Nga ana tjetër, Serbia ka mbështetur një rezolutë të Kombeve të Bashkuara që dënon pushtimin rus të Ukrainës, ndërsa mosvendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, Beogradi e ka shpjeguar me lidhjet tradicionale ruso-serbe dhe interesat ekonomike.
Milan Jovanoviq nga Mali i Zi, ekspert i sigurisë transatlantike me fokus në dezinformimin dhe ndikimin e huaj, deklaroi se Rusia, pavarësisht sanksioneve, propagandën e saj e përhap pa probleme në nivele të ndryshme, kryesisht përmes aktorëve politikë dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Ai gjithashtu theksoi se mediat pro-ruse janë në dispozicion të publikut të gjerë në vendet e rajonit, si dhe mediat ruse të mbështetura nga Kremlini – Russia Today dhe Sputnik.
“Ne kemi gjëra të ngjashme në rajon që janë të ndërlidhura, ka një ndjenjë kundër vendeve perëndimore, ndërsa ndjenja pro-ruse është e mbrojtur. Është i nevojshëm një nivel më i lartë i arsimimit të qytetarëve për të parandaluar përhapjen e dezinformatave”, tha ai.
Jovanoviq shtoi se ekziston edhe një rrjet i madh mediash, përmes të cilit përhapet propaganda e “vëllezërve ortodoksë”, në kontekstin se ukrainasit nuk ndryshojnë nga rusët.
Darko Brkan, aktivist i shoqërisë civile nga Bosnja dhe Hercegovina, vuri në pah gjëra të ngjashme. Ai deklaroi se Rusia ushtron ndikimin e saj më të madh në Bosnje e Hercegovinë nëpërmjet një prej entiteteve, përkatësisht përmes Republikës Srpska.
Ai shtoi se dezinformatat më së shumti përhapen në koordinim me mediat nga Serbia.
Vendet perëndimore dhe Bashkimi Evropian ia kanë bërë të qartë disa herë presidentit të Republikës Srpska, Millorad Dodik, se mbajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe Bjellorusinë nuk është në përputhje me rrugën e shtetit drejt integrimeve evropiane.
Dodik, i cili është nën sanksione të SHBA-së dhe BE-së, ka deklaruar se Republika Srpska refuzon t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë pavarësisht, siç ka thënë ai, presioneve të përditshme.
Rosana Aleksoska nga Maqedonia e Veriut, e cila është e angazhuar në luftën kundër lajmeve të rreme, tha në panelin për dezinformimin në Ballkan, se Rusia ka një ndikim të madh dhe se është jashtëzakonisht e rëndësishme të flitet për këtë sa herë që është e mundur.
“Duhet të kuptohet se individët besojnë gënjeshtra nga Rusia, e cila përhap propagandë… Sa më shumë të mos kuptojmë se çfarë po ndodh në Ukrainë, aq më i madh është ndikimi i dezinformatave”, vlerësoi ajo.
Gerta Zaimi nga Shqipëria, e cila merret me politikë në Ballkan, theksoi se Rusia në vendin e saj kryen një lloj tjetër propagande për dallim nga shtetet e ish-Jugosllavisë, pra përpiqet të ndikojë në ndërprerjen e kontakteve me shtetet e Perëndimit.
Më herët, në samitin ballkanik për dezinformimin u mbajt një panel për dezinformimin në Evropë, ku studiuesi nga Estonia, Vladimir Sazonov, tha se propaganda ruse shënjestron politikën evropiane dhe perëndimore.
“Rusia ka një traditë propagande, ndikim në identitet që nga epoka imperialiste dhe nuk ndalet. Nuk do të ndalet”, tha ai.
Më 21 shkurt, BE miratoi paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë. Me zgjerimin e masave kufizuese, lista e personave të sanksionuar që mbështesin luftën e Rusisë kundër Ukrainës tani numëron mbi 2.000.
Vendimi përfundimtar do të publikohet në gazetën zyrtare të BE-së, në prag të dyvjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë, e cila nisi më 24 shkurt 2022. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Transportuesit privat sërish në rrugët e Shkupit, por jo me kapacitet të plotë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A