Sado që bota mediatike shqiptare, e zhvilluar në sasi dhe cilësi komunikimi, është munduar të dëshmojë “sovranitet” nga politika, apo të pretendojë se është duke mbajtur “pozicione standarde” demokratike dhe të luajë rolin dhe të mbajë pozitën e entitetit të “pavarur”, kjo përpjekje në shumë aspekte duket sa e sforcuar aq dhe jo mbushamendëse. Kjo deontologji profesionale e pretenduar publikisht, në realitetin e jetës së përditshme dhe në shumë drejtime dhe aspekte të përmbajtjes dhe formës, të paktën në këto tri dekada pothuaj ka qenë jo gjithnjë e suksesshme, për të mos thënë që në më të shumtën e herëve ka qenë e dështuar. Nuk kanë mundur, edhe pse në mënyrë të sforcuar të dëshmojnë, të demonstrojnë asnjanësinë profesionale, ca më shumë të kenë siguruar me të vërtetë pavarësinë politike. “Këneta e tranzicionit” si për shumë gjëra të tjera, me natyrë social-politike edhe në trevën mediatike, nuk ka lejuar krijimin e pozicioneve standardeve të aktorëve, që detyrimisht duhet të ishin krejt të pavarur nga politika, sikurse janë media, institucionet fetare apo shoqëria civile. Rrallë ekuacioni midis tyre ka qenë në pozicione normale të jetës demokratike. Sidomos midis medias dhe politikës.
Nuk kanë qenë të mjaftueshme “piruetet”, deklaratat dhe bravura e jashtme si mjet për të maskuar këtë realitet profesionalisht banal, me shumë “mëkate” për dhe efekte serioze e përgjegjësi deontologjike për zhvillimin dhe përcaktimin e identitetit, nivelit cilësor të demokracisë shqiptare. Nëse objektivisht, pa “parti-pris” militanteske do të vlerësojmë qëndrimet, pozicionet, vartësinë apo pavarësinë herë relative e herë konjukturale, interferencat e hapura apo të tërthorta të orientimit herë të hapur e herë diskret politik të mediave, nuk është e vështirë të kuptohet se ato në mënyrë evidente politikisht shfaqen në shumicën e rasteve shumë të qarta, të pozicionuara, në koherencë me parapëlqimet politike të dëshirave apo orientimit apo pozicionimit politik të pronarëve të tyre. Madje duket se pothuaj të gjithë mediat elektronike dhe të shkruara, kanë ndërtuar “kështjellat”, kanë ngritur “muret” e tyre politike.
Kjo do të thotë që disa media për shkak të fuqisë mediatike kanë realizuar një perandori të mbyllur në vetvete, ndjekin “politikat” dhe “strategjitë utilitare dhe merkantiliste”, pa e vrarë mendjen për ndikimet negative, helmet toksike që përhapin në opinionin publik. Pavarësisht arsyeve kontekstuale, mbase edhe me natyrë objektive dhe “bulizuese”, që lidhen me “forcën” e ekzagjeruar të realitetit tonë politik, e vërteta e situatës së një lloj “vasaliteti” të medias është evidente dhe shqetësuese. Kjo do të thotë se tani jo vetëm për studiuesit dhe intelektualët mediatikë por dhe për çdo qytetar normal, nuk mund të fshihet më as “patologjia mediatike” as realiteti përgjithësisht mediatikisht i deformuar me “gjethe fiku” të vyshkura.
Shumica e televizioneve në këtë vend, më shumë se objektiv e të pavarur, kanë zgjedhur rrugën e deformuar të aprofesionalizmit dhe në shumë raste janë ose shfaqen të “mercenarizuar”. Kjo nga që shpesh herë, jo vetëm nuk janë në “lëkurën” e natyrshme të pasqyrimit objektiv të situatave, ngjarjeve e zhvillimeve politike në vend, por janë vënë me dëshirë apo të imponuara në pozita “vasaliteti” dhe mbështetjes subjektive. Për fat të keq, ndonjëherë me naivitet e verbëri evidente, që “lexohet” jo vetëm nga intelektualët, por dhe nga fëmijët.
Bota komunikative e mbyllur, e deformuar, e mercenarizuar e disa televizioneve i ka bërë ato vërtetë të shëmtuara, duke u shfaqur si “institucione me personalitet të lëkundur” dhe me kredibilitet publik në rënie. Kohët e fundit është evidente pozita mjerane e disa prej tyre. Vasaliteti politik po bëhet patologji mediatike sunduese deri në nivele, që vërtet të vjen keq, ngaqë si qytetar je i detyruar të përjetosh çdo ditë e natë dhe përballosh këtë “bombardim helmues”, të përtypësh informacione doktrinariste, subjektivisht të politizuara dhe objektivisht të deformuara si mos më keq. Padyshim, nuk e mohoj faktin që është përgjithësisht ndikimi i politikës në këtë vend, faktor me peshë, që i detyron televizionet që të kenë komunikime të ngushta, marrëdhënie aspak objektive dhe empatike me publikun e gjerë, duke cenuar kështu jo vetëm objektivitetin e komunikimit por në të njëjtën kohë profesionalizmin, mortalitetin mediatik.
Komunikimi mediatik nuk është qëllim në vetvete, as një institucion “epifenomenal” dhe krejtësisht i pavarur nga e vërteta e zhvillimeve, konkurrencës, rivalitetit dhe luftës politike. Por kjo nuk e shpëton cenimin e deontologjisë së medias dhe tërë sistemit të komunikimit mediatik, nga përgjegjësia dhe detyra prioritare: informimin objektiv të opinionit publik. Prania e shumë televizioneve në Shqipëri, është në vetvete një arritje e madhe, që duhet vlerësuar nga qytetari, shoqëria, politika dhe opinioni publik. Ky realitet teknologjik i superkomunikimit mediatik, që është realizuar më në fund edhe në Shqipëri, përbën progres. Jetojmë në kohën e “realitetit kompleks” teknik dhe teknologjik, urban dhe mediatik, komunikativ dhe pedagogjik, moral dhe psikologjik, me të cilin në mënyrë të pashmangshme janë të lidhur të gjithë: politikanët, qytetarët, shoqëria jonë integralisht.
Madje, efekti i tyre ndikues është rritur shumë, sepse për shumicën e shqiptarëve, sidomos për ata që janë në “pozicione jomilitante”, komunikimi i vetëm, kanalet e interferimit të tyre me politikën është media, më pak ajo e shkruar dhe më shumë ajo elektronike, sociale e televizive. Padyshim, është e natyrshme që politika të kërkojë të ketë sa më shumë hapësirë, ndikim në kanalet e komunikimit mediatik, si mënyrë adekuate e formë moderne autentike, tipike për “epokën dixhitale”, e cila e ka zgjeruar spektrin e mënyrës “videopolitike” e të bërit të politikës, si tipar esencial i epokës postmoderne dhe formës së vendosjes së “afeksionit” me qytetarët, opinionin publik në tërësi.
Derisa politika moderne shqiptare ka marrë trajtat e videopolitikës, kjo do të thotë se realizimi i saj tashmë është fryt i përbashkët i veprimtarisë së dy “aktorëve” të rëndësishëm, sikurse janë nga njëra anë intelektualët mediatikë dhe gazetarët, që kanë profesion median, lajmet, komunikimin politik, dhe në anën tjetër, janë politikanët, që gjithashtu janë aktorë të rëndësishëm, dhe që së bashku kanë ndikim determinant në krijimin e opinionit politik përmes kanaleve mediatikë. Të dy këta aktorë, kanë peshën e tyre në sasinë dhe cilësinë e krijimit të opinionit publik kombëtar. Por kjo tipologji e kompromentuar e shoqëruar me një deontologji e profesionalizëm të cënuar nga “faktorët ekstra mediatikë”, po bëhen dominant në shfaqjen e një patologjie të rrezikshme për demokracinë shqiptare, dhe determinimin e formësimit të një lloj publiku i cili, sikurse thotë sociologu Jurgen Habermas, jo vetëm është “anonim, por dhe nuk japin përgjigje për asgjë”. Në përgjithësi duket qartë tendenca e shfaqjes së opinionit publik politik nëpërmjet mekanizmave të sistemit të zgjeruar të komunikimit intermedial midis burimeve ku zhvillohet dhe prodhohet politika, e cila pastaj shndërrohet në opinion publik që mbush kanalet e bisedave jo formale që zhvillojnë qytetarët me njëri tjetrin.
Padyshim në situatën që ndodhet shoqëria shqiptare, në këtë kakofoni të zgjeruar konfliktesh pa bukë apo thjesht si qëllim në vetvete, dhe bashkë me të edhe format arkaike e të zhvilluarit të politikës, është e qartë ndikimi i “ujërave të turbullta” në të cilat zhvillohet politika shqiptare, e cila pastaj reflektohet edhe në turbulencat e vazhduara të autoritetit dhe personalitetit të medias dhe reflektimit të tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në formatimin e opinionit publik politik. Kjo është një sëmundje e integruar që ka kapur jo vetëm median, por akoma më gjerë ajo shfaqet si patologji e gjerë që ka kapur “bërthamën shtetërore” të sistemit politik, institucione me peshë të “autoritetit” sikurse janë Parlamenti, qeveria, gjykatat, autoritetet qeveritare dhe administrative.
Kërkesa për cilësi, autoritet e pavarësi e medias dhe e vasalitetit të dukshëm nga politika, është nevojë urgjente, e vërtetë utilitare dhe empirike, fakt sociologjikisht i pamohueshëm. Sidomos tani që në shoqërinë tonë, si kurrë më parë komunikimi mediatik ka marrë përmasa kaq të gjëra, sa që mund të themi se ajo është bërë element thelbësor, mjeti bazë i organizimit të “lojës politike”. Duke e parë në tërësi problemin, në thelbin ontologjik dhe fenomenologjinë e lidhjes dhe shfaqjes së raporteve të televizioneve me qytetarin, politikën dhe jetën socio-kulturore, duke se këtë peshë dhe “përgjegjësi influencuese” publike e kanë sui generis televizionet. Nuk është pretenciozitet i pamerituar apo i “parakohshëm” nevoja që të kuptohen më mirë përgjegjësitë, nga “intelektualët mediatikë”, gazetarë e analistë duke vlerësuar zhvillimet e kohëve të fundit në sasi dhe cilësi të medias dhe sidomos të televizionit në Shqipëri. Ata e kanë detyrë të kuptojnë dhe reflektojnë të vërtetat sociale, të cilat tregojnë në mënyrë të sigurt, se tani kemi hyrë në një etapë të re të historisë së zhvillimit të tij. Ata duhet të jenë objektive, të paanshëm në përcaktimin e përgjegjësive reciproke midis politikës, medias dhe opinionit publik qytetar. Mediat kanë “mëkatet”, gjynahet dhe përgjegjësitë e tyre, por ato janë një “realitet mediatik” që natyrisht zhvillohen në përputhje me veçoritë dhe brenda këtij konteksti social. Për pasojë, autoriteti i mediave, lidhjet e saj me politikën, qytetarin dhe komunikimin politik janë bërë të vështira, shpesh herë me shumë shfaqje e interpretime kontradiktore. Sepse ajo duhet të llogaritë presionet, ngurtësinë militanteske si gjendje e natyrshme për politikën shqiptare të tranzicionit. Por, në të njëjtën kohë, edhe paqëndrueshmërinë orientuese dhe fluktualitetin pozicional të opinionit publik.
Të gjitha këto janë faktorë që duhen llogaritur kur bëjmë analizën e shkaqeve, ndikimin e faktorëve në shfaqjen e një lloj “mercanarizmi” të fshehur pas nevojave deterministe e materialiste të medias. Një konglomerat shkaqesh e faktorësh, që ndikojnë në “metamorfozat mediatike”, qoftë si “korpus” dhe që shfaqen dukshëm në orientimet fleksibile e ndryshimet e orientimit në kurbën e gazetarëve. Televizionet aq shumë të vlerësuar në dukje kanë brenda tyre shumë “ngërçe” që vijnë nga “brenda” apo që determinohen nga faktorë që vijnë nga “jashtë”. E gjithë kjo e sintetizuar në “trekëndëshin fatal”, ku bashkohet bindja e gazetarit, dëshira e pronarit dhe orientimi i qytetarit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
Martohen në Las Vegas aktori Ylber Bardhi dhe stilistja Albina Dyla
Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian