E bija e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teuta Rugova jo pak herë është komentuar për dukjen e saj.

Ajo ka qenë deputete e dy legjislaturave të Kuvendit të Kosovës, teksa në zgjedhjet e fundit vendosi të tërhiqet nga gara për t’iu përkushtuar studimeve.


Përkundër mungesës së madhe në intervista apo rrjetet sociale, Teuta së fundmi duket se ka ndryshuar shumë.

teut e1580724472146

Kështu të paktën bëjnë të mendosh fotografitë e fundit që kunata e saj, stilistja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Ajo ka treguar dukjen e ish-deputetes, njëherësh të bijën e vetme të presidentit të ndjerë në një nga eventet familjare së fundmi.

Rugova shihet mjaft në formë dhe me stil, teksa i buzëqesh kamerës sa herë që aparati fotografik është para saj.

IMG 6014

Megjithëse e ka dëshmuar që politika nuk mund të jetë një nga pikat e forta të saj – Teuta duket se ka vendosur që si fushë kjo të mos jetë më as prioritet më për të,ndërsa duket se është e qetë dhe e lumtur me aktualitetin e saj. /Telegrafi/