LAJMI I FUNDIT:

Policia sekuestron mall të kontrabanduar në rajonin e Hanit të Elezit

Policia sekuestron mall të kontrabanduar në rajonin e Hanit të Elezit

Patrulla policore e policisë kufitare sot rreth orës 08:05, gjatë patrullimit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbi fshatin Dimcë, ka vërejtur një veturë duke zbritur në drejtim të Hanit të Elezit.

Patrulla ka arritur ta ndalë automjetin ngjyrë e bardhë, me targa të Kosovës, i cili ishte i ngarkuar me mall.

Automjeti drejtohej nga L.S. mashkull kosovar, viti i lindjes 1996. Gjatë kontrollit të mallit, është vërejtur se malli ka prejardhjen nga Maqedonia Veriore dhe dyshohej se malli ishte futur kontrabandë në vendin tonë.


Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Malli është sekuestruar dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës.

Policia ka iniciuar rast ndaj të dyshuarit nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘kontrabanda me mallra’. I dyshuari është intervistuar nga policia, kurse me aktvendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori